Ministri i Rinisë, Kulturës dhe Sportit, Hajrullah Çeku i cili vjen nga radhët e VV’së, ia ka hequr kapelën ministrit të Financave, Hekuran Murati për ‘qëndrimin dinjitoz’ gjatë sulmit me miell të PSD’së.
Çeku përmes një shkrimi në Facebook tha se buzqeshja e Muratit është integriteti i tij moral e profesional.
Sipas tij, kjo buzëqeshje është përgjigjja e të dinjitetshmit ndaj kamikazit politik.
“I heq kapelën ministrit Murati, buzëqeshja e tij është integriteti i tij moral e profesional. Është përgjigjja e të dinjitetshmit ndaj kamikazit politik. Për ju kemi vetëm buzëqeshje. Edhe zemrat tuaja plot helm meritojnë shërim”, shkroi Çeku.











