
Një zyrtar policor është sulmuar fizikisht dhe kanosur nga një person, i cili ka refuzuar të legjitimohej në Vushtrri.
Sipas raportit të policisë, zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton Veriu Info.
Raporti i plotë policor:
Rr. Haxhi Zeka, Vushtrri 04.01.2024 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti ka sulmuar fizikisht dhe kanosur zyrtarët policorë si dhe ka refuzuar të legjitimohej. Një zyrtar policor ka pranuar trajtimin mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.










