Një gazetar serb është sulmuar dje nga një mashkull poashtu i nacionalitetit serb derisa ishte duke bërë fotografi te liqeni i Ujmanit, shkruan Veriu.info.
Afër vendit të ngjarjes është gjetur telefoni i viktimës.
I dyshuari është arrestuar nga policia, por më pas, me vendim të prokurorit ai është liruar në procedurë të rregullt./Veriu.info
“Fshati Kopilovicë, Zubin Potok 26.06.2023 – 11:00. Viktima mashkull/serb gazetar ka raportuar se derisa ka qenë duke bërë fotografi në liqenin e Ujmanit është sulmuar nga një i dyshuar mashkull k/serb, i është marrë telefoni dhe është kanosur. Afër vendit të ngjarjes është gjetur telefoni i viktimës dhe i është kthyer atij. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.











