Një sulm verbal ka ndodhur ndaj policisë së Kosovës dje në Mitrovicë nga një person, raporton Gazeta Online Veriu.info.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit është liruar.
Raporti i plotë policor:
SULM VERBAL NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Mitrovicë, 26.05.2022 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti nuk kishte përfillur urdhrat verbal të dhënë nga zyrtarët policor si dhe kishte fyer verbalisht zyrtarët policor . Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.













