Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Superheroina politike, njeriu-parti, Mimoza Kusari Lila

18/02/2025 - 20:10
në Opinione
A A
Superheroina politike, njeriu-parti, Mimoza Kusari Lila
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Albanez Tahiraj

Një grua e “çeliktë” si Mimoza, e cila mban të gjitha funksionet partiake të subjektit të saj peronal politik “Alternativa”, pasi që njëkohësisht është Kryetare, Nënkryetare, Sekretare, Zëdhënëse, Anëtare e Këshillit, Anëtare e Kryesisë. Mirëpo, ajo nuk ka opsion tjetër, pasi që në subjektin e vet politik është “Gjeneral pa ushtri”, prandaj nga frika e vetmisë së madhe brenda ambienteve të subjektit të saj politik, transferohet “me lehtësi të jashtëzakonshme” për të ofruar shërbime politike në LVV, ku paradoksalisht edhe atje e ndjek sindroma e të qenit në pozita udhëheqëse, Kryetare e Grupit Parlamentar të LVV-së.

Në një vend ku partitë politike zakonisht funksionojnë me një ekip të tërë njerëzish, Mimoza Kusari Lila ka sfiduar çdo rregull të njohur dhe ka krijuar një model të ri politik, parti njëanëtarëshe.
Ajo nuk ka nevojë për mbledhje partie, sepse të gjitha vendimet i merr vetë, pa debat, pa kundërshtime dhe pa frikën e ndonjë pakënaqësie të brendshme. Por, fatkeqësisht, të qenët “Gjeneral pa ushtri” nuk është një ndjenjë e lehtë për t’u përballuar, pasi që dihet botërisht që “Alternativa” nuk ka struktura, nuk ka mbështetës dhe mbi të gjitha, nuk ka votues, një detaj i rëndësishëm, i cili është thelbësor në politikë.

Mimoza Kusari Lila është një “fenomen” politik i rrallë, një grua me aftësi “të jashtëzakonshme” për të qenë në të njëjtën kohë liderja absolute e një partie që nuk ekziston dhe në të njëjtën kohë pjesë e një partie tjetër, të cilën nuk e pranon plotësisht. Ajo është një lloj hibridi politik, një “parti në lëvizje” që nuk ka anëtarë, por gjithmonë ka funksione. Në një moment të caktuar është Kryetare e Alternativës, në tjetrin është përfaqësuese e LVV-së, dhe kur dikush e pyet se ku bën pjesë, përgjigja e saj është një mister, të cilin as ajo vetë akoma nuk e ka zgjidhur plotësisht.

Mimoza është politikane me orar të plotë, por me identitet të pjesshëm. Ajo udhëheq një subjekt që teknikisht ka vetëm një anëtar, vetveten e saj, dhe kjo i jep avantazhin e madh që nuk ka as rebelime, as votime të ndërlikuara brenda partisë. Është e vetmja politikane që mund të thotë “Kryesia jonë ka vendosur” dhe të jetë 100% e sinqertë, sepse e vetmja kryesi është mendja e saj.

Duke mos pasur askënd për të udhëhequr, ajo është e detyruar të gjejë një vend tjetër ku të ushtrojë “lidershipin” e saj, dhe kështu, me një lëvizje jo të natyrshme politike, ajo transferohet në LVV, jo si një anëtare e zakonshme, por si një figurë që çuditërisht arrin të marrë një nga pozitat kyçe, Kryetare e Grupit Parlamentar të LVV-së.

Kjo është një nga ironitë më të mëdha të politikës moderne, ku një person që nuk e ka as partinë e vet funksionale, bëhet zëri dhe fytyra e një partie tjetër, duke përfaqësuar një subjekt që as nuk e ka themeluar dhe as nuk e ka ndërtuar. Por kjo nuk përbën problem për Mimozën, e cila është mjeshtre në përshtatje dhe gjen gjithmonë një mënyrë për të qenë e rëndësishme, edhe kur realiteti politik dhe partiak nuk i ofron asgjë.

Prandaj, mund të thuhet se ajo është një “fenomen unik” në politikën shqiptare, një politikane që ofron shërbime politike, aty ku ka interes personal të çastit, pa pasur nevojë që të ketë një bazë të vërtetë politike. Ajo është gjithmonë aty ku duhet, gjithmonë në një rol kyç, gjithmonë me një titull të rëndësishëm, edhe pse pa një strukturë reale politike, nga e cila do të duhej të kishte mbështetjen.

Mimoza, nuk është thjesht politikane, por një institucion më vete. Ajo është një grua që nuk ka nevojë për mbështetje partiake, sepse e mbështet veten më mirë se kushdo tjetër.

Mimoza është një fenomen politik që e bën të pavlefshëm parimin e stabilitetit elektoral, sepse vazhdon të mbajë pozita shtetërore, pavarësisht ndryshimeve të shpeshta të “adresës” politike. Që nga paslufta, ajo ka kaluar me lehtësinë e një akrobate nga një subjekt politik në tjetrin (fillimisht përmes transferimeve, e më vonë në emër të “koalicioneve”), gjithmonë duke qëndruar në pozita kyçe. Nuk ka rëndësi nëse ndryshon partia apo ideologjia, por rëndësi ka që ajo gjithmonë të mbetet në pushtet.

Edhe nëse “Alternativa” ndonjëherë pushon së ekzistuari (larg qoftë), nuk ka problem, sepse alternativat e Mimozës do të vazhdojnë të ekzistojnë, pasi që e ardhmja politike e saj asnjëherë nuk është e pasigurt, sepse ajo ka një dhunti të rrallë, të jetë gjithmonë në lojë, pavarësisht se kush fiton, Mimoza gjithmonë triumfon.

JU REKOMANDOJMË

Arlinda u vra, shteti po jep shpjegime

Arlinda u vra, shteti po jep shpjegime
02/11/2026 - 13:15

Shkruan: Ardita Dushi Ka tragjedi që zbulojnë më shumë për natyrën e një shteti sesa vite të tëra debatesh politike. Vrasja e Arlinda Zekajt është njëra prej tyre....

Më shumëDetails

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekës – një akuzë e rëndë ndaj papërgjegjësisë institucionale!

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekës – një akuzë e rëndë ndaj papërgjegjësisë institucionale!
31/10/2026 - 10:53

Shkruan: Bedri Elezi Rasti tragjik i vrasjes së Arlinda Zekës nuk është vetëm një krim që duhet të tronditë ndërgjegjen e shoqërisë sonë. Ai është edhe një moment...

Më shumëDetails

Pesë ditë në Izrael

Pesë ditë në Izrael
28/10/2026 - 15:37

Me ftesë të Ministrisë së Jashtme të Izraelit dhe me mbështetjen e Qendrës për Ndikimin Hebraik (Center for Jewish Impact – CJI), nga data 11 deri më 16...

Më shumëDetails

Rama nuk duhet të dorëhiqet, por duhet të shkojë në zgjedhje

Lumiri fitoi. LDK humbi. Albini qeshi.
18/10/2026 - 15:49

Shkruan Baton Haxhiu Dhuna nuk mund të vendosë kush qeveris. Por as refuzimi i dhunës nuk mund t’i shërbejë pushtetit për të shmangur krizën e besimit. Përgjigjen duhet...

Më shumëDetails

Shkruan Dardan Sejdiu: Zjarri i Tiranës dhe durimi i Prishtinës

Shkruan Dardan Sejdiu: Zjarri i Tiranës dhe durimi i Prishtinës
17/10/2026 - 17:15

Shkruan: Dardan Sejdiu Në Tiranë, këto ditë, pakënaqësia ka dalë prej raporteve statistikore dhe ka hy në rrugë. Studentë, të rinj, qytetarë. Një protestë që ka nisë me...

Më shumëDetails

Miti i 80 votave: Pse nuk mund ta zhbëjmë kështu Gjykatën Speciale?

Miti i 80 votave: Pse nuk mund ta zhbëjmë kështu Gjykatën Speciale?
15/10/2026 - 14:59

Shkruan: Arianit Koci Kuvendi voton tërheqjen nga marrëveshja. BE-ja e kundërshton. Dhomat e Specializuara, të njohura si Gjykata Speciale, vazhdojnë punën. Të burgosurit mbeten në qeli. Arrestimet mund...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    201 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • Tronditëse: Dyshohet se 27 vjeçari vrau foshnjën 3 muajshe, e babai vrau 27 vjeçarin

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • IHMK paralajmëron shi e borë në Kosovë, temperaturat zbresin deri në -1 gradë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Valdrina bëhet “hor”, ngatërron Valdetin me një banor të BBVK

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Këta janë 21 banorët e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë