Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Supremja shpall të paligjshme nenet që obligojnë pensionistët të lajmërohen në Departamentin e Pensioneve

17/12/2025 - 14:48
në Lajme
A A
Supremja shpall të paligjshme nenet që obligojnë pensionistët të lajmërohen në Departamentin e Pensioneve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Supreme ka shpallur të paligjshme nenet që obligojnë pensionistët të lajmërohen në Departamentin e Pensioneve.

Vendimi ka ardhur pas padisë që ka ushtruar E.SH kundër Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

“Është shpallur i paligjshëm dhe është shfuqizuar neni 4 paragraf 2, i Udhëzimit Administrativ nr. 05/2015 (MPMS) Për Procedurat e Lajmërimit, Suspendimit nga Pagesa dhe Kthimin e Mjeteve në rastet e Keqpërdorimit të Pensioneve. Është shpallur i paligjshëm dhe është shfuqizuar neni 5 paragraf 1, 2, 3 dhe 4 i këtij Udhëzimi”, theksohet në njoftim.
Supremja ka konstatuar se paragrafët ku parashihen pasoja për pensionistët, siç është ndalimi i pensionit, nuk është në harmoni me ligjin dhe si të tillë janë të paligjshëm.

“Nëse pensionisti nuk lajmërohet siç është përcaktuar, Ministria obligohet që të monitorojë burimet ekzistuese të informatave me qëllim të identifikimit të pensionistëve që kanë vdekur. Pra, përgjegjësia e parë për verifikimin e statusit të jetës së pensionistit është e vetë organit publik dhe jo e qytetarit. Kjo dispozitë krijon detyrimin që Ministria të shfrytëzojë çdo mekanizëm administrativ dhe çdo burim zyrtar të informatave përpara se të ndërmarrë masa kufizuese ndaj pensionistit. Ligji ka paraparë një mekanizëm që mbështetet në verifikim aktiv nga ana e Ministrisë dhe jo në barrë disproporcionale ndaj pensionistit.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton se aktet nënligjore vlejnë vetëm sa kohë janë në pajtim me ligjin, ndërsa një rregullim i tillë nënligjor, i cili prek në mënyrë materiale të drejtat e qytetarëve, siç trajtohet pensioni, mund të bëhet vetëm me ligj dhe jo me akt nënligjor”, thuhet në bhiftun,

Kompetenca e Ministrisë, sipas Supremes, kufizohet vetëm në rregullimin e mënyrës teknike të suspendimit nga pagesa, dhe assesi në krijimin e detyrimeve, afateve apo pasojave materiale që nuk i parasheh ligji.

“Ligji Nr. 04/L-131 Për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, nuk përmban asnjë element që do t’i jepte Ministrisë kompetencë të krijojë afate materiale, të vendosë humbje të pensioneve ose të ndryshojë statusin e përfituesit në rast mos-lajmërimi. Suspendimi i pagesës së pensionit duhet të jetë masa e fundit, dhe jo e para. Për këtë arsye, Gjykata Supreme konstaton se dispozitat e UA nr. 05/2015, të cilat e trajtojnë mos-lajmërimin si shkak të domosdoshëm për suspendim dhe e shoqërojnë me pasoja materiale të pakthyeshme, janë të kundërligjshme”, përfundon njoftimi.

JU REKOMANDOJMË

LDK mblidhet pas kërkesave për dorëheqjen e Abdixhikut, deklarohet Haziri

LDK mblidhet pas kërkesave për dorëheqjen e Abdixhikut, deklarohet Haziri
29/06/2026 - 15:41

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke mbajtur mbledhje të Kryesisë me kryetarët e degëve për të diskutuar situatën paszgjedhore dhe hapat e mëtejmë politikë, ndërsa nënkryetari i partisë,...

Më shumëDetails

Sorensen tha se marrëveshja me Serbinë vlen, Konjufca: S’ishte konceptuar pa nënshkrim, por megjithatë përmban angazhime

Sorensen tha se marrëveshja me Serbinë vlen, Konjufca: S’ishte konceptuar pa nënshkrim, por megjithatë përmban angazhime
29/06/2026 - 15:30

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca e dëgjoi emisarin e Bashkimit Europian, Peter Sorensen të thoshte se Marrëveshja e Ohrit me Serbinë është...

Më shumëDetails

Formimi i institucioneve të Kosovës, Serwer: Kompromiset do të jenë të nevojshme

Serwer: Vuçiq ka financuar dhe orkestruar sulmin terrorist në Banjskë, s’i duhet shumë për ta destabilizuar Ballkanin
29/06/2026 - 14:49

Profesori amerikan, Daniel Serwer ka folur për çështjet politike në Kosovë si dhe bllokadën institucionale. Serwer, në një intervistë për Ekonomia Online, deklaroi se Kosova ka pasur një...

Më shumëDetails

Sveçla: Zyrtari policor Rexhep Gashi humbi jetën gjatë detyrës në Vërmicë

Sveçla: S’pati kurrfarë negocimi për lirimin e pjesëtarëve të grupit terrorist – ishin 90
29/06/2026 - 14:26

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se zyrtari policor Rexhep Gashi ka humbur jetën tragjikisht gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në pikën e kalimit kufitar...

Më shumëDetails

NATO tregon pse nuk u ftua Kosova në Samitin e Ankarasë: S’lejojmë të rrezikohet siguria e rajonit

Samiti i NATO në Turqi, Ministria e Mbrojtjes e konfirmon: S’jemi ftuar, s’jemi ende anëtar – përjashtim veç aktivitetet e veçanta
29/06/2026 - 14:19

Mosftesa e Kosovës për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që do të mbahet në Ankara të Turqisë ka nxitur mjaftë debat të brendshëm në Kosovë. Kjo...

Më shumëDetails

Protestohet edhe në Kroaci për ish-krerët e UÇK-së

Këta janë folësit e protestës së sotme në Tiranë
29/06/2026 - 13:57

Të dielën, më 5 korrik në Zarë të Kroacisë do të mbahet protesta e radhës në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

    Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

    274 Shpërndaje
    Shpërndaje 110 Tweet 69
  • Zhvillim i ri për vrasjen në Ferizaj – ndryshon vepra penale, identifikohet e dyshuara

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Përleshja që përfundoi me vrasje në Ferizaj, krejt çka që dihet deri tani

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Mosmarrëveshja mes ish-krushqve në Skenderaj eskalon në kanosje me armë, sekuestrohen revole e fishekë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pas përleshjes fizike, vritet një person në Ferizaj

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë