Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në konferencën për media të enjtën mbrëma foli për tensionet në Mitrovicën e Veriut.
Sveçla i cili foli nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, tha se pop resin reagim nga KFOR për t’i larguar barrikadat.
“Barrikadat në veri të vendit janë praktikë e njohur për të gjithë ne. Ato po organizohen nga grupe kriminale të armatosur. Barrikadat tashmë kanë humbur arsyen. I vetmi qëllim i tyre është bllokimi i veprimeve ligjore të Republikës së Kosovës”, deklaroi Sveçla, raporton Veriu.info.
Ai ta se mënyra më e mirë e largimit të barrikadave është largimi i tyre nga ata që vet i kanë vendosur.
“Por më duhet të riktheksoj se ne i kemi të gjitha kapacitetet e nevojshme për largimin e këtyre barrikadave. Për shkak të situatës jemi në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe presim që sa më parë te veprohet nga KFOR-i. U bënë 13 ditë dhe situata vazhdon të jetë e njëjtë”, shtoi ministri Xhelal Sveçla.













