Lidhur me këtë rast ka reaguar, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Ai njoftoi se i arrestuari është Stefan Raduloviq.
Sveçla ka theksuar se koha e tolerancës tashmë ka përfunduar.
Postimi i plotë:
Terroristët nuk kanë vend në vendin tonë e as nuk do të mund t’i ikin përgjegjësisë pafundësisht.
Sot, u arrestua edhe një terrorist i dyshuar, në kërkim, Stefan Raduloviq në lidhje me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit me qëllim aneksimin e veriut.
Koha e tolerancës ka përfunduar. Ata do të kapën kudo që hasën. Vazhdojmë pa ndalur për kushtetushmëri e ligjshmëri.













