Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sveçla: Veriu i Kosovës do të çlirohet nga struktura e kriminelëve

06/01/2023 - 08:05
në Kryesore, Lajme
A A
Sveçla deklarohet pas vërshimeve, ka një thirrje për qytetarët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Serbia, përkundër retorikës kundër shtetit të Kosovës, në vazhdimësi ka sfiduar në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe sovranitetin e Kosovës, veçmas në veri të vendit, përmes mbështetjes së strukturave kriminale atje”. Kështu deklaroi ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

“Kjo u pa edhe javë më parë kur të dirigjuara nga Beogradi, këto struktura bllokuan rrugët.

Duke folur për situatën e sigurisë në veri të Mitrovicës, ministri Sveçla deklaroi se të gjitha rrugët tashmë janë të hapura, përveç atyre ilegale, të cilat deklaroi se janë të mbyllura nga patrullimet e vazhdueshme të Policisë së Kosovës, e cila vazhdon të luftojë çfarëdo veprimtarie kriminale atje.

“Situata mund të themi se është e qetë, por nuk mund të themi se është plotësisht stabile”, tha ministri Svecla. “Përderisa ndikimi i Serbisë vazhdon të jetë jashtëzakonisht i madh përmes strukturave kriminale, atëherë nevojitet mobilizim i gjithmbarshëm, jo vetëm i strukturave të sigurisë, e posaçërisht policisë, por i gjithë shoqërisë sonë që të tejkalohen këto sfida”.Ministri i Punëve të Brendshme u shpreh se roli i obstruktiv i Serbisë duhet të neutralizohet njëherë e përgjithmonë, e që edhe ajo pjesë e Kosovës të shohë përpara sikurse të gjitha pjesët tjera të vendit.

Ministri deklaroi se edhe pas dorëheqjes së pjesëtarëve të komunitet serb nga Policia e Kosovës, kjo e fundit po arrin ta menaxhojë shumë mirë situatën atje.
“Po ka numër të mjaftueshëm të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Mund të themi lirisht se situata po menaxhohet më mirë se çdo herë tjetër”, u shpreh ministri Sveçla, sipas të cilit, faktikisht tashmë është publike se një pjesë e pjesëtarëve, apo e ish pjesëtarëve nga kjo kategori, më shumë i kanë shërbyer krimit e Serbisë, sesa që i kanë shërbyer betimit të tyre si pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Ministri Sveçla njoftoi se tashmë është bërë publik edhe konkursi i ri për pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga komunitetet pakicë.“Ne si institucione do të kryejmë obligimet tona, jo vetëm se do të hapim konkurs që edhe ka ndodhur, por do të sigurohemi që presionet kriminale të luftohen”.

Ai tha se e di që ka presione, por e di që ato janë të jashtëligjshme. “Ato presione do të luftohen me të gjitha metodat në mënyrë që edhe ajo pjesë e shoqërisë sonë të çlirohet nga tutela e kriminelëve”, tha Sveçla, duke rikujtuar se ata nuk janë kriminelë të zakonshëm, por janë të drejtuar dhe udhëhequr e mbështetur nga Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë.

“Do të thotë sa më larg nga Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë në veriun e Kosovës , veriu do të ketë më shumë sundim të rendit dhe të ligjit, më shumë barazi për të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike”, tha ai.
Në këtë intervistë, ministri Sveçla foli edhe për ndikimin e Rusisë në rajon. Ai tha se çfarëdo roli që Rusia mund të ketë në rajon, ai patjetër që është negativ.“E dimë shumë mirë dhe jemi dëshmitarë të përzierjes së Rusisë në çështjet e brendshme të shteteve të ndryshme, e patjetër edhe të Kosovës”, nënvizoi ai.

Sipas tij, rritja e raportit midis Serbisë dhe Rusisë gjatë dhjetë vetëve të fundit është një dëshmi se Rusia është e përgatitur, por edhe Qeveria e Serbisë po ashtu është e pajtuar me rolin destruktiv të Rusisë në rajon.“Shumë shpesh kur bëhen analiza nga faktorë të ndryshëm për qasjen që Qeveria e Serbisë dhe Vuçiq ka në raport me interferencat e tyre në Kosovë, harrohet fakti se aty ka një rol jashtëzakonisht të madh edhe Putin dhe njerëzit e tij, qoftë ndikim politik, qoftë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në terren”.

Sveçla në RTK u shpreh se ajo u pa edhe në kinse protestën në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë në pikë kalimin kufitar në Jarinjë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë