Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Syla kritikon Luan Krasniqin: Do të kujtohet si trim i ringut e frikacak i luftës për vendin e tij – Klitschko në kulmin e famës dhe pasurisë iu bashkua luftës në Ukrainë

21/12/2025 - 11:32
në Lajme
A A
Syla kritikon Luan Krasniqin: Do të kujtohet si trim i ringut e frikacak i luftës për vendin e tij – Klitschko në kulmin e famës dhe pasurisë iu bashkua luftës në Ukrainë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kandidati për deputet nga AAK, Gazmend Syla ka kritikuar ish-boksierin, Luan Krasniqi duke thënë se “do të kujtohet vetëm si trim i ringut e frikacak i luftës për vendin e tij”.

Syla krahasoi Krasniqin me kampionin e botës në boks, Wladimir Klitschko, i cili veshi uniformën ushtarake për të ju bashkuar luftës në Ukrainë.

Syla kritikoi Luan Krasniqin duke shtuar se boksieri kishte 27 vjet dhe ishte në kulmin e tij në ring, por që nuk iu bashkua luftës në Kosovë.

Postimi:

Trimëria e munguar përtej ringut!

Ndoshta ish-boksieri, Luan Krasniqi, edhe beson se ështe epoka e Albin Kurtit, por e ndjejë si obligim moral ta them se kjo është edhe epoka e së vërtetes për Kosovën dhe në këtë të vërtet të madhe Luan Krasniqi do të kujtohet vetëm si trim i ringut e frikacak i luftës për vendin e tij.

Kampioni i padiskutueshëm i botës ne boks, Wladimir Klitschko, në kulmin e famës dhe pasurisë, nuk hezitoi të vishte uniformën ushtarake për të mbrojtur Ukrainën. Ky gjest na kthen prapa në vitin 1998/1999, në kohën e luftës në Kosovë, dhe na shtyn të bëjmë një krahasim të dhimbshëm.

Në vitin 1998/1999, Luan Krasniqi ishte ndoshta rreth 27 vjeç, në kulmin e fuqisë së tij fizike, ndërsa bashkëmoshatarët e tij linin Gjermaninë, Zvicrën e diasporën për t’u rreshtuar në radhët e UÇK-së, Luani zgjodhi të vazhdonte karrierën nën dritat e projektorëve të sallave luksoze të boksit.

Perderisa, Klitschko nga Ukraina tregon se titujt e botës nuk vlejnë asgjë nëse shtëpia jote digjet dhe populli yt vritet, Luani Krasniqi, fatkeqësisht në momentin më kritik për ekzistencën tonë, mbeti thjesht një sportist i suksesshëm në komoditetin e Evropës.

Është e lehtë të bëhesh ‘patriot’ pasi lufta mbaron por, patriotizmi i vërtetë matet atëherë kur kushtrimi thërret. Klitschko na tregoi se si një kampion bëhet hero kombëtar, Luani, për fat të keq, mbeti vetëm një boksier i mirë që zgjodhi karrierën dhe luksin para pushkës për lirinë e vendit.

Historia nuk harron, disa luftuan për liri, e disa boksuan për emer, pasuri e statistika.

JU REKOMANDOJMË

Nuk po ndërtonin sipas lejes ndërtimore në Mitrovicë, i ndalohen punimet kompanisë së Burim Dibranit e Arben Zeqirit

Nuk po ndërtonin sipas lejes ndërtimore në Mitrovicë, i ndalohen punimet kompanisë së Burim Dibranit e Arben Zeqirit
10/06/2026 - 19:58

Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Mitrovicës ka vazhduar edhe sot aksionin e inspektimit në objektet banesore që po ndërtohen, duke kontrolluar se kompanitë a janë duke iu...

Më shumëDetails

Numërohen mbi 75% të votave, në PDK prin Hamza – kush është top pesëshja që ka siguruar ulëse

PDK i dërgon letër zyrtare Albulena Haxhiut për anëtarin e dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
10/06/2026 - 19:47

Është duke vazhduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe në bazë të numërimeve të deritanishme, 75.26%, Bedri Hamza nga PDK ka marrë 89 mijë e 038...

Më shumëDetails

Inspekcioni i Mitrovicës ndalon punimet në objektin banesor të Aurora Group-it të Valdet Fejzullahut për mosrespektim të lejes ndërtimore

Inspekcioni i Mitrovicës ndalon punimet në objektin banesor të Aurora Group-it të Valdet Fejzullahut për mosrespektim të lejes ndërtimore
10/06/2026 - 19:42

Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Mitrovicës ka vazhduar edhe sot aksionin e inspektimit në objektet banesore që po ndërtohen, duke kontrolluar se kompanitë a janë duke iu...

Më shumëDetails

Cakolli: Nëse VV i merr 65% të votave të diasporës, mund ta formojë qeverinë

VV e çel fushatën një ditë para hapjes zyrtare, Cakolli: As KQZ-ja e as PZAP-ja s’mund të shqiptojnë gjoba e as ta mbikëqyrin
10/06/2026 - 19:23

Ecuria e procesit të numërimit të votave u diskutua sot në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, me Eugen Cakollin, hulumtuesin e Demokracisë në Veprim. Duke komentuar...

Më shumëDetails

Inspekcioni i Mitrovicës ia ndalon punimet në objekt banesor Afri Univerzalit të Shaqir Osmanajt, kompanisë që vendosi dritaret në vilën e Radojiçiqit në Ujman

Inspekcioni i Mitrovicës ia ndalon punimet në objekt banesor Afri Univerzalit të Shaqir Osmanajt, kompanisë që vendosi dritaret në vilën e Radojiçiqit në Ujman
10/06/2026 - 19:23

Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Mitrovicës ka vazhduar edhe sot aksionin e inspektimit në objektet banesore që po ndërtohen, duke kontrolluar se kompanitë a janë duke iu...

Më shumëDetails

Këta janë 10-të kandidatët për deputet të LVV-së që morën më së paku vota

Befasia, kandidati i komunës kufitare merr më shumë vota se Albin Kurti
10/06/2026 - 19:05

Po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë që garuan në zgjedhjet e 7 qershorit, shkruan Gazeta Online Veriu.info. Në faqen zyrtare të KQZ-së deri më tani...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është U.D. Udhëheqësi i ministrisë së Kusari Lila që po i fsheh kundërligjshëm dokumentet e skandalit të kompanive të naftës

    Ky është U.D. Udhëheqësi i ministrisë së Kusari Lila që po i fsheh kundërligjshëm dokumentet e skandalit të kompanive të naftës

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Midis Skenderajt po ndërtohen pa leje disa kate objekt banesor, Pse komuna nuk po e ndalon?

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    477 Shpërndaje
    Shpërndaje 191 Tweet 119
  • Jusuf Azemi u drejtohet Kurtit e Muratit: Kur do të shpërndahen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat?

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Është kryetar i VV-së në Mitrovicë, por Armend Muja në fund të “pusit” me vota në qytetin e tij

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë