Gazetari dhe komentatori politik, Valon A. Syla, ka komentuar rezultatin e mbrëmshëm të LDK-së, ku Lumir Abdixhiku u rizgjodh kryetar i partisë më të vjetër në vend.
Syla ka vlerësuar se LDK ka votuar për t’u bërë me Vetëvendosjen, ndërsa tha se aty fituan oportunistët ndaj të tjerëve.
“Ne esencë ata që kanë fuqinë reale elektorale brenda LDK-së, si fituesit e zgjedhjeve në zonat e veta në Prishtinë, Pejë, Lipjan, Viti e të tjerë, humbën. Ndërsa, humbësit e zgjedhjeve si Abdixhiku dhe disa anëtarë koti që s’kanë peshë reale elektorale, por drejt vote në Këshill të Përgjithshëm, fituan. Oportunistë që kqyrin me çu nuk naj send në fund të karrierës së tyre me ndihmën e një koalicioni me Vetëvendosjen. LDK humbi dhe fitoi fryma Guxo brenda saj”, ka shkruar Syla.
Në kuvendin e përgjithshëm të LDK-së, i cili u mbajt për shkarkimin e Abdixhikut, 170 delegatë votuan kundër shkarkimit të tij, 5 abstenuan dhe 152 votuan për shkarkimin e Abdixhikut.












