Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sylë Hoxha: Prokuroria është dashur ta kualfikojë më ndryshe rastin e sulmit ndaj Valon Sylës

12/04/2023 - 16:19
në Kryesore, Lajme
A A
Sylë Hoxha: Prokuroria është dashur ta kualfikojë më ndryshe rastin e sulmit ndaj Valon Sylës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-prokurori special Sylë Hoxha vlerëson se Prokuroria është dashur që sulmin ndaj gazetarit Valon Syla ta kualifikonte si një vepër më të rëndë e jo si “lëndim i lehtë trupor”. Si rrethanë, për kualifikim më të rëndë, ai konsideron se do të duhej të merrej fakti se nuk është hera e parë që po sulmohen gazetarët.

Gazetari Valon Syla, që u sulmua fizikisht mbrëmë nga tre persona të panjohur, është sulmuar më shumë nga prokuroria me kualifikimin që i është bërë rastit, thonë njohësit e çështjeve të drejtësisë.

I kontaktuar nga Gazeta Express, ish-prokurori special, Sylë Hoxha tha se kualifikimi ndaj sulmit që i është bërë gazetarit Syla do të duhej të bëhej si një vepër më e rëndë.

“Një praktikë është në prokurori, çdo herë kanë shku te veprat pak më të rënda, por gjatë zhvillimit të hetimeve kanë mundur me zbritë më poshtë me kualifikime. Në rastin konkret edhe unë mendoj që ka qenë më e rrugës me shku me një vepër pak më të rëndë, me lëndim të rëndë, mirëpo ato vërtetohen sipas ekspertizës së mjekut, ai çka vlerëson. Ne nuk e dimë në tërësi, por tu pas parasysh edhe personalitetin e tij edhe që nuk është hera e parë që po sulmohen gazetarët. Besoj që kishte me qenë më e rrugës me shku me një kualifikim pak më të rëndë e që gjatë zhvillimit të hetimeve ishte vërtetu edhe karakteri i lëndimeve edhe kualifikimi më adekuat i veprës”, tha Hoxha për Gazetën Express.

Por ai shton se pas marrjes së ekspertizës së mjekut, lënda mund të rikualifikohet varësisht nga lëndimet e marra.

“Tash me rikualifiku, prokuroria mundet vetëm kur e merr ekspertizën. Nëse ekspertiza thotë se ka lëndime të rënda atëherë mundet se pa ekspertizë nuk mundet me luajtë kështu, i bie si formë paushalle. Duhet me pritë edhe ekspertizën me korrigju, lidhur me karakterin e lëndimeve”, tha Hoxha.

Juristja e të drejtës së mediave, Flutura Kusari, pati kritika edhe ndaj Prokurorisë Themelore të Prishtinës, e cila e cilësoi rastin e sulmit ndaj Sylës veç si “lëndim i lehtë trupor”.

Sipas saj, këtu fillon dështimi i shtetit për t’i siguruar gazetarët.

“Prokuroria e paska cilësu sulmin ndaj Valonit si “lëndim të lehtë trupor”. Këtu fillon dështimi i shtetit me i siguru gazetarët. Djalit i ka shku gjaku lum neper trup prej lendimeve ne koke, i kam pa fotot, e kane qepe dhe keta e kualifikojne si lendim te lehte trupor. Sulmi fizik eshte sulmi gati me brutali ndaj gazetareve, me rende eshte vetem vrasja. Ky sulm nuk eshte lendim i lehte trupor. Nuk eshte! Turp per prokurorine. Turp”, shkroi Kusari në Facebook-un e saj.

Ndërsa, avokati Tomë Gashi tha se për shkak të kualifikimeve të lehta, sulmuesit inkurajohen. Ai edhe shtroi pyetje se nëse do të sulmohej një prokuror, a do të kualifikohej rasti si “lëndim i lehtë trupor”.

“Kualifikim juridik qe eshte me i rende se sulmi ndaj gazetarit – opinionistit Valon Syla! Nuk e sulmuan Valonin tre persona per t’i shkaktuar lendime te lehta. Per shkak te ketyre kualifikimeve juridike – ‘te lehta’ – sulmuesit inkurajohen. Vec paramendone tre persona me e sulmu nje prokuror per shkak se nuk iu pelqen ndonje vendim i tij, a do ta kualifikonte prokuroria si ‘lendim te lehte trupor’?! Valoni eshte sulmuar nga tre persona vetem per shkak te opinioneve te tij. Ne nje shtet ligjor kjo nuk do te duhej te ndodhte kurre, e nese ndodhe nuk mund te klasifikohet si lendim i lehte! Dje i ka ndodhur Valonit, sot mund t’i ndodhe dikujt tjeter! Prokurori, kthjellu”, ka shkruar avokato Gashi në Facebook-un e tij.

Për sulmin që iu bë mbrëmë Valon Sylës, Prokuroria Themelore e Prishtinës tha se po zhvillon hetime në mënyrë intensive.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor”, sipas KPRK-së dhe në vazhdimësi janë duke u zhvilluar hetime në mënyrë intensive, me qëllim të sqarimit të rrethanave të këtij rasti, si dhe identifikimit e sigurimit të prezencës së të dyshuarve në procedurën penale”.

Ndërsa, policia ka deklaruar se ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore.

Rreth dy javë më parë Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës publikoi raportin vjetor “Treguesit e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve” për vitin 2022, i cili konstatoi se kemi rritje të sulmeve ndaj gazetarëve.

Sipas gjetjeve të këtij raporti, gjendja e sigurisë së gazetarëve vazhdon të jetë e rëndë, numri i sulmeve në drejtim të gazetarëve ka shënuar rritje nga 29 në vitin 2021, ka shkuar në 33 në vitin 2022, ndërsa vihet më në pah tendenca për heshtje të gazetarëve nëpërmjet padive SLAPP.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë