
Lëvizja Vetëvendosje ka caktuar si koordinator të partisë për komunën e Vushtrrisë Sylejman Mehollin, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Meholli përmes një statusi në Facebook.
Meholli ka qenë drejtor i Shëndetësisë në Vushtrri dhe njëkohësisht është profesor në shkollën e mesme të Mjekësisë dhe me profesion është mjek.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të dashur aktivistë e mbështetës, shumë të nderuar qytetarë!
Më lejoni të ju njoftojë se Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! më ka caktuar Koordinator i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri.
Është përgjegjësi e madhe përtej çdo privilegji t’i prijë Qendrës tonë, njëherit njëres prej Qendrave politike më të fuqishme të organizatës në nivel Republike, në këtë fazë të ristrukturimit.
Jam i bindur që së bashku me ju, secilin mbështetës e anëtarë, secilin aktivistë e qyetarë, me mbështetjen e Kryesisë Qendërore dhe Sekretariatit të Përgjithshëm, ne do ta ristrukturojmë Lëvizjen VETËVENDOSJE! në Vushtrri, në Lëvizjen më të fuqishme politike në këtë komunë.
Në fund dua të falenderoj nga zemra Kryeministrin niherit Kryetarin Albin Kurti si dhe Kryesinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për besimin dhe përgjegjësinë e dhënë!
Me respekt, i juaji:
Dr. Sylejman Meholli












