Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sylvinho pas humbjes: Mund të dalim të parët në grup, kjo humbje nuk ndryshon objektivat tona

11/09/2024 - 13:54
në Sport
A A
Sylvinho pas humbjes: Mund të dalim të parët në grup, kjo humbje nuk ndryshon objektivat tona
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho doli në konferencë pas humbjes 0-1 me Gjeorgjinë.

“Është ndeshje tjetër me Ukrainën e shumë ndryshe. Këtu kemi parë një ndeshje shumë taktike nga të dy. Duhet t’i bëj komplimente skuadrës së tyre dhe trajnerit të tyre që si ne po punon shumë mirë. Sa i përket ndeshjes, fjala ishte ngadalësim, sa herë kishim topin, ata ktheheshin të gjithë mbara, të njëjtën gjë bënim ne. U bë ndeshje shumë taktike. Në fakt goli aty ndryshoi pak sipas meje se të dy skuadrat bënë mirë për barazimin. Për fat të keq pësuam gol, por ishte ndeshje e ndryshme nga ajo me Ukrainën.

Mungesat? Unë nuk mund të ankohem, do i bëj komplimente lojtarëve, kemi bërë dy ndeshje të vështira, grupi është i vëshitrë, i ekuilibruar. Kjo është ndeshje fizike, nuk kam çfarë u them lojtarëve, ata kanë bërë maksimumin e mundshëm. Kjo është një ndeshje për barazim por për fat të keq kemi pësuar gol.

Jam i lumtur me të gjithë lojtarët që kanë ardhur, por për fat të keq më duhet të lija jashtë një, Zekën. Por e pashe lojtarin në stërvitje. Pas dëmtimit të Muçollit nuk kemi lojtar mëngjërashë ndaj erdhën Spahiu e Zeka. Asllani po rritet, ka bërë një Europian të bukur. Ai si shumë, ka një karrierë shumë të bukur para.

Sa herë shihet një ndeshje e fitohet, thuhet nuk bëj asgjë, por po humbe… Hoxha e kam thënë që ndjehet zhurma jashtë, kam folur me lojtarin. Por ka një kohë që lojtari ka një rritje natyrale, janë lojtarë të rinj. E kemi sjellë në mars, e bëri Europianin që meritoi dhe e bëri mirë. Kur hyn në ndeshje bën mirë, pak nga pak po e kupton se nga fillimi është ndryshe. Ka kohë që duhet kaluar, është natyrale. Ai ka bërë një ndeshje të mirë, provoi 2-3 gjuajtje por ata ishin të rreshtuar mirë, nuk ishte e thjeshtë për ne.Zero gjuajtje në portë? Nuk ja i shqetësuar, futbolli është kështu. Kemi pritur një ndeshje të vështirë, Gjeorgjia është një ekip që ka mundur 4-1 Çekinë, e njohim. Kjo skuadër doli me Spanjën, mundi Portugalinë, është ekip i fortë. Ka lojtarë shumë të fortë në mesfushë. Një prej tyre është një lojtar mes 20 më të mirëve në botë, ka fituar titullin me Napolin.

Obejktivi? Është të ecim para, është një grup i vështirë, por ne kemi fituar ndeshjen e parë, sot për fat jo. Por në tetor është gjithçka e hapur, të shohim çfarë ndodh, ne duhet të luftojmë deri në fund dhe në nëntor të shohim se çfarë ndodh. Objektivi është të mbetemi në garë në teto dhe në nëntor në dy ndeshjet në shtëpi të mundohem të fitojmë grupin. Më duhet të shtoj që kur të mundemi, të provojmë situata, lojtarë, takika, por sidomos lojtarë. Kur mundemi, po.

Muçi? Në vend të kujt? Nuk mund të luaj me 12 lojtarë. Muçi është një lojtar i fortë, ka bërë një transferim te Beshiktash, një rritje të pabesueshme. Është i fortë, por ne kemi shumë të tillë. Ndryshimi i vendit dhe ligës nuk është i thjeshtë. AI është i rëndësishëm për ne, por në të ardhmen do të kthehet. Ai është i fortë, unë preferoj të flas për 24 që kemi këtu. Ai është shumë i fortë, shumë i mirë, po përshtatet në Turqi e sigurisht që është një lojtar që do kemi në objektivin tonë për tetorin”, tha Silvinjo.

JU REKOMANDOJMË

”Po vijnë ditë të këqija”/ Bayer Leverkusen pëson humbje të thellë në ndeshjen e parë në krye me Ten Hag
Sport

”Po vijnë ditë të këqija”/ Bayer Leverkusen pëson humbje të thellë në ndeshjen e parë në krye me Ten Hag

18/07/2025 - 22:18
Tifozët e Napolit e ofendojnë Osimhenin, pas veprimit të këtij të fundit
Sport

Tifozët e Napolit e ofendojnë Osimhenin, pas veprimit të këtij të fundit

18/07/2025 - 21:12
Barcelonës nuk po i shkon me transferime, Bayern arrin marrëveshje me Luis Diaz
Sport

Barcelonës nuk po i shkon me transferime, Bayern arrin marrëveshje me Luis Diaz

18/07/2025 - 18:43
Interesime të shumta për Granit Xhakën, drejtori i Bayer Leverkusen: Ne duam ta mbajmë
Sport

Interesime të shumta për Granit Xhakën, drejtori i Bayer Leverkusen: Ne duam ta mbajmë

18/07/2025 - 14:45
Vinicius pritet të mbajë një festë të madhe për ditëlindje, dalin detaje
Sport

Vinicius pritet të mbajë një festë të madhe për ditëlindje, dalin detaje

18/07/2025 - 14:40
Malisheva turpërohet në Evropë, i pranoi 9 gola nga Vikinguri
Sport

Malisheva turpërohet në Evropë, i pranoi 9 gola nga Vikinguri

18/07/2025 - 13:52

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • As Benzema, as Vinicius Jr., por Butrint Imeri: Publikon video me influenceren shqiptare, Melissa

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Formohet një subjekt i ri politik në Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë