Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Synimet për kryeministër, Përparim Rama: Kam menduar se do të bashkëpunoj me njerëz normalë, jo me psikopatë

19/10/2026 - 18:52
në Lajme
A A
“Ata dështuan, drejtësia fitoi”, Rama konfirmon pushimin e hetimeve ndaj tre zyrtarëve komunal për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Nëse po e shoh që problemi qenka në nivel qendror, atëherë aty keni me më pas edhe mu, aty kam me luftu”, deklaroi Rama.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar qeverisjen qendrore, duke thënë se kishte pritur të bashkëpunonte me njerëz të zgjedhur nga qytetarët, por që, sipas tij, nuk janë të gatshëm të bashkëpunojnë dhe po e sabotojnë punën në kryeqytet.

Në emisionin “DPT te Fidani”, Rama tha se kishte ardhur për ta ndihmuar vendin dhe se projektet e tij i kishte planifikuar për dy mandate.

“Unë kam thënë se projektet dhe planet e mia kryhen për dy mandate. Kam ardhur t’i ndihmoj vendit tim. Unë kam menduar që këtu kam me mujt me bashkëpunu me njerëz që janë të votum prej qytetarëve të Kosovës, njerëz që e dojnë vendin, që dojnë me bashkëpunu, që nuk janë egocentrikë, që s’janë psikopatë. Kam mendu që janë njerëz normalë me çu vendin përpara”, deklaroi Rama.

Ai akuzoi qeverinë se po e keqpërdor pozitën për të penguar punën dhe zhvillimin e Prishtinës.

“Jo me keqpërdorë pozitën për me blloku, sabotu punën dhe me pengu zhvillimin e Prishtinës dhe gjithë Kosovës”, tha Rama.

Kryetari i Prishtinës pretendoi se pengesat nuk i përjeton vetëm ai, por edhe të tjerët që nuk i përkasin partisë në pushtet.

“Nuk e kam veç unë problemin në kryeqytet, e kam problemin te të gjithë ata që nuk i takojnë partisë të kësaj qeverie”, u shpreh ai.

Rama tha se do të vazhdojë të kundërshtojë atë që e konsideron problem, pavarësisht nivelit të qeverisjes ku shfaqet.

“Dhe si e tillë, kur e shoh këtë qeveri, unë e luftoj problemin në çdo nivel. Nëse po e shoh që problemi qenka në nivel qendror, atëherë aty keni me më pas edhe mu, aty kam me luftu”, deklaroi Rama.

Më tej, Rama i akuzoi këta njerëz se po e pengojnë zhvillimin e vendit, të kryeqytetit dhe të komunave të tjera, duke kërkuar largimin e tyre nga pozitat që, sipas tij, po i keqpërdorin.

“Këta njerëz janë me një mendësi të sëmurë e luftojnë zhvillimin e vendit, e luftojnë zhvillimin e kryeqytetit dhe komunave të tjera. Këta duhet me u luftu aty ku janë dhe ku s’janë, me i heq prej pozitave ku janë dhe e keqpërdorin buxhetin dhe pozitat”, ka deklaruar Rama.

JU REKOMANDOJMË

Gazetari i A2 CNN goditet me plumb gome gjatë protestës në Tiranë

Gazetari i A2 CNN goditet me plumb gome gjatë protestës në Tiranë
19/10/2026 - 19:49

Gazetari i A2 CNN, Armand Bajrami, është goditur në shpatull nga një plumb gome, ndërsa po raportonte për përplasjet mes protestuesve dhe policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”....

Më shumëDetails

Gashi: Kurti e luajti lojën në mënyrë brilante, PDK-ja do të ishte në situatë të vështirë po të refuzonte Shiroka-Pulën

Djegia e zyrave në IML, avokati Gashi: Është kryer nga kriminelë të sofistikuar
19/10/2026 - 19:43

Avokati Tomë Gashi ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti e ka menaxhuar “në mënyrë brilante” procesin e zgjedhjes së presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula. Duke folur në FIVE...

Më shumëDetails

Skandal në ordinancën “AL-DENT V” në Skenderaj: Pacienti gëlltit gjilpërën gjatë trajtimit stomatologjik

Skandal në ordinancën “AL-DENT V” në Skenderaj: Pacienti gëlltit gjilpërën gjatë trajtimit stomatologjik
19/10/2026 - 19:15

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në ambulancën e stomatologjisë “AL – Dent V” në Skenderaj, ku gjatë procedurës së trajtimit të dhëmbit pacienti e ka gëlltitur gjilpërën endodontike....

Më shumëDetails

Tensionohet situata në Tiranë: Policia hedh gaz lotsjellës, sulmohet me molotov Ministria e Brendshme

Tensionohet situata në Tiranë: Policia hedh gaz lotsjellës, sulmohet me molotov Ministria e Brendshme
19/10/2026 - 19:07

Situata në protestën që po zhvillohet në qendër të Tiranës është tensionuar, teksa policia ka hedhur gaz lotsjellës, ndërsa godina e Ministrisë së Brendshme është sulmuar me molotovë.Tensionet...

Më shumëDetails

Eman Rrahmani: Një çift s’do me i prish linjat e trupit, e marrin një grua me qira me bë fëmijë për ta

Deputeti i VV-së: Inatet politike lanë policinë pa paga e rrezikshmëri
19/10/2026 - 18:21

Deputeti Eman Rrahmani, ka ngritur shqetësime për fertilizimin e asistuar dhe çështjet që lidhen me bartjen e shtatzënisë për një çift tjetër një ndër arsyejet që ai thotë...

Më shumëDetails

Protesta e në Shqipëri, dje u arrestuan 69 persona dhe 20 u proceduan penalisht

Protesta e në Shqipëri, dje u arrestuan 69 persona dhe 20 u proceduan penalisht
19/10/2026 - 17:57

69 shtetas janë arrestuar dhe 20 të tjerë janë proceduar penalisht pas protestës së djeshme në Shqipëri.Bëhet e ditur se personat e dyshuar janë përfshirë në akte dhune...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    488 Shpërndaje
    Shpërndaje 195 Tweet 122
  • Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Pas ankesës së pacientit për rezultatet e analizave, Inspektorati zbulon një “mal” me antibiotikë të skaduar në poliklinikën “Elita Plus”

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Ia qëllon me pushkë qenin që po ruante bagëtitë në Skenderaj – Policia bastis shtëpinë e fqinjit, gjen armë artizanale e 25 fishekë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë