
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se deklarata publike e ministres Hajdari, se policia gjatë aksionit ka vepruar në kundërshtim me ligjin për informacionin e klasifikuar, është sulm brutal ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit.
Tahiri tha se kjo deklaratë është bërë vetëm me një qëllim, me atë të pengimit të hetimeve ndaj saj. I njëjti ka kërkuar dorëheqjen e Hajdarit.
“Kjo deklaratë është bërë me vetëm një qëllim, atë të pengimit të hetimeve ku subjekt si titullar është vet Hajdari. Vetëm shkarkimi i hapë rrugë hetimit të plotë dhe efikas”.











