Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, kanë mbajtur një konferencë për media në sallën e Kuvendit lidhur me situatën politike.
Nga aty, është deklaruar deputeti Arian Tahiri, i cili, ka kritikuar qasjen e VV’së, të cilën e ka cilësuar si ‘’organizatë banditeske’’.
‘’Deputetët e PDK i janë drejtuar me shkresë kryesuesit Deharit, në mënyrë që të vazhdohet seanca, përkundër kërkesës, nuk ka gjete mbështetje dhe nuk është thirr vazhdimi i seancës. Prandaj ne kemi ardh këtu, ku, e kemi mandatin, në mënyrë që me përcjell si qëndrim tonin politik pra funksionalizimin e Kuvendit dhe me kthy Kosovën në binarë Kushtetues, që është duke rrëshqitur prej ditës në ditë. Tash është duke u kriju si shembull, nëse organizata banditeske nuk e respekton Kushtetutën atëherë shtrohet pyetje pse një biznes privat duhet me pagu tatimin, ti po e shkel kushtetutën, pse ai mos me shkel ligjin, është shqetësuese, alarmante, dhe sigurisht ne do të vazhdojmë me qëndrime dhe aktivitete tona politike,’’, ka thënë Arian Tahiri.













