Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mori 5 hektarë tokë komunale për fabrikën e peshkut që nuk u ndërtua kurrë, ish kryetari Tahiri dhe “Emona Group” e Mikullovcit ftohen ftohen për raportim para komisionit verifikues (Dokument)

03/06/2023 - 17:59
në Kryesore, Lajme
A A
Mori 5 hektarë tokë komunale për fabrikën e peshkut që nuk u ndërtua kurrë, ish kryetari Tahiri dhe “Emona Group” e Mikullovcit ftohen ftohen për raportim para komisionit verifikues (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

U prezantua si njëri nga projektet më të rëndësishme të mandatit qeverisës nga ana e ish kryetarit të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri. Bëhet fjalë për projektin e vitit 2020 të ndërtimit të një fabrike për përpunimin dhe paketimin e peshkut në fshatin Gracë të Vushtrrisë.

Ky projekt i kompanisë “Emona Group” bashkë me investitorët kroatë “Conex” parashihej të realizohej në pronën komunale të dhënë ne shfrytëzim nga ish kryetari Xhafer Tahiri, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Mbi 5 hektarë (53693 metra2) tokë komunale i ishte dhënë në shfrytëzim “Emona Group” për ndërtimin e fabrikës që s’u bë deri më tani, përveçse u përvetësua shfrytëzimi i tokës komunale të Vushtrrisë.

Pronar i kompanisë “Emona Group” është Shaip Mikullovci, për të cilin në një kërkim në ARBK mësohet se posedon një kapital prej 2.5 milionë euro.

Bazuar në këtë fakt Kuvendi Komunal i Vushtrrisë ka krijuar komision verifikues për procesin e dhënies në shfrytëzim të pronës komunale.

Ky komision fillimisht kishte ftuar ish kryetarin e komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, në shkurt të këtij viti, që të prezantojë para komisionit çdo akt, fakt apo informatë në formë elektronike apo me zë, formë të shtypur, inçizime vizuale apo autovizuale, fotografi, vizatime, video, film, raport, akt, tabelë, projekte, drafte ose shtesa tjera, të cilat prodhohen, rast për të cilin kishte raportuar ekskluzivisht Veriu.info.

Por Tahiri nuk i isht përgjigjur kësaj ftese, andaj komisioni komunal verifikues ka ftuar sërish ish kryetarin Tahiri dhe përfaqësuesin ligjor të “Emona Group” SHPK në pronësi të biznesmenit vushtrrias Shaip Mikullovci.

Veriu.info ka siguruar ekskluzivisht ftesën që i është dërguar ish kryetarit Tahiri dhe përfaqësuesit ligjor të “Emona Group” Latif Resyli, si nënshkrues i kontratës nr 133/2020 të datës 07.02.2020, me komunën e Vushtrrisë, në cilësinë e qiramarrësit, për marrjen në shfrytëzim të pronës komunale me sipërfaqe prej 53693 metra katror në Zonën Kadastrale në fshatin Gracë, që të japë informata pranë këtij komisioni më datë 08.06.2023 në orën 11:00.

 

Sipas deklarimit të atëhershëm të kryetarit Xhafer Tahiri ky projekt do të punësonte fillimisht 208 gra në fazën fillestare e më vonë me kompletimin e projektit rreth 500 të punësuar.

Por fatkeqësisht kjo fabrikë nuk u ndërtua kurrë kurse “Emona Group” vazhdon ta shfrytëzojë pronën për qëllime tjera./Veriu.info/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë