Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, i ka reaguar partisë në pushtet, për pikën e fundit që po trajtohet nga Kuvendi i Kosovës, në seancën e rregullt plenare, për emërimin e drejtorëve në Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.“Të nderum kolegë, të gjithë kem dëshmitarë që u dashtë me pritë se kush po del prej Qeverisë me prezantu këtë pikë. A e dini pse? Se ju vjen marre. Qeverisë, e Albin Kurtit i vjen marre, se 20 vjet ka gju gur, e ka kallë këtë vend, jonë shku njerëz në burg me qëllimin që duhet me shu Agjencinë Kosovare të Privatizimit. E sot mas 26 vjete, e bjen në Kuvend të Kosovës, me emëru Bordin e Drejtorëve të rinj. Qysh ndihen themeluesit e VV-së sot? Për qita i vjen marrë Albin Kurtit, ministrave të tij, për qata del Elbert Krasniqi, që s’ka të bjë me VV-në, me dalë me prezantu. Duhet me reflektu e mos me votu.”
Dosja e plotë: Mungesë të skeleve në katet 12 e 13 dhe shumë shkelje tjera, ja pse inspektorati i ndërpreu punimet Xani Invest Group në Mitrovicë
Pas aksidenteve të shumta dhe vdekjeve në vendet e punës, Inspektorati Qendror i Punës prej 10 ditësh ka ndërmarrë aksion të jashtëzakonshëm inspektues në sektorët me rrezikshmëri të...
Më shumëDetails










