Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Radio Televizioni i Kosovës, pikërisht në ditën kur opozita priste adresimin e aferave korruptive të Qeverisë, kanë vendosur që të transmetojë seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit në kanalet alternative.
Tahiri tha se asnjëherë me parë nuk ka ndodhur një gjë e tillë.
Ai tha se këtu dëshmohet kapja e RTK-së nga “kapelat e Dejonës”.
Postimi i plotë:
Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që RTK-ja të transmetojë një seancë të Kuvendit në kanalet alternative. Kjo ndodhi pikërisht sot, kur prisnim të adresonim aferat korruptive të këtij pushteti, duke dëshmuar kapjen e këtij mediumi nacional nga ‘kapelat e Dejones’. Përballë këtij akti, ne, shefat e Grupeve Parlamentare të opozitës, do t’u drejtohemi qytetarëve në një konferencë për media në orën 14:30, përballë zyrave të RTK-së.













