
Ish udhëheqësja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka komentuar zhvillimet e fundit, në lidhje me targat ilegale që lëshohen nga Serbia.
Ajo ka thënë se vendimi Kurtit për targat, e drama që po krijohet me deklarata e me situatën në terren, janë në funksion të përgatitjes së opinionit publik, për kompromise.
Ajo tutje ka theksuar se Kurti, veqse e ka bërë një kompromis, kur e ka pranuar planin e ashtuquajtur franko-gjerman, i cili nuk e parasheh njohjen reciproke.
“Kurti po dramatizon ceshtjen e targave per te pergatitur opinionin per kompromise. Tashme te parin e beri duke pranuar mungesen e njohjes reciproke ne planin franko-gjerman.” Ka shkruar Tahiri.











