Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tahiri: Kurti po përpiqet të ia grabit AKI-së kompetencën e lëshimit të lejes së sigurisë

23/02/2023 - 11:11
në Kryesore, Lajme
A A
Tahiri: Kurti po përpiqet të ia grabit AKI-së kompetencën e lëshimit të lejes së sigurisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar Qeverinë për projektligjin e ri për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.

Ai ka thënë se përmes këtij projektligji po synohet që e drejta për të lëshuar lejen e sigurisë t’i merret Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, ai ka shkruar se sipas këtij projektligji këtë kompetencë do ta marrë Zyra e Kryeministrit.

“Me projektligjin e ri për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, lëshimin e lejes së sigurisë nuk do ta bëjë AKI-ja, por një zyre që po e themelon Albin Kurti. Agjencia Kosovare e Inteligjencës, e cila, si një organ i pavarur që vepron mbi bazën e kushtetutës dhe ligjit, aktualisht është autoriteti i vetëm për të lëshuar leje të sigurisë për qasje në informacione dhe dokumente të klasifikuara. Kjo përgjegjësi dhe kompetencë që i takon AKI-së si Autoritet Verifikues, sot po përpiqet të grabitet nga pushteti i Albin Kurtit, i cili me projektligjin e ri për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, dëshiron ta themelojë një institucion brenda Zyrës së Kryeministrit që do të jetë përgjegjës për vlerësimin dhe pajisjen me leje të sigurisë”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka bërë me dije se kjo është një përpjekje flagrante për të shembur traditën institucionale në kurriz të sigurisë kombëtare.

“Me këtë akt, garancitë ligjore për të pasur verifikim të drejtë e legjitim për leje të sigurisë për qasje në informacione të klasifikuara, kalojnë nga një organ i pavarur si AKI-ja, në një organ që menaxhohet nga zyra e kryeministrit, duke shënuar kështu përpjekjen më flagrante për të shembur traditën institucionale në kurriz të sigurisë sonë kombëtare e shtetërore. Kjo mësymje për të vënë duart në një mekanizëm jashtëzakonisht të rëndësishëm për sigurinë, ngjason me pushtetet autoritare ku pushtetarët e jo ligji, vendosin se kush është i denjë për të pasur qasje në informacione të klasifikuara, duke shënuar kështu preludin e një mentaliteti frikësues e shantazhues që Albin Kurti po përpiqet ta instalojë në Kosovë”, ka shkruar Tahiri.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë