Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pas deklaratave që kryeministri Kurti ka dhënë në lidhje me liberalizimin e vizave, sipas të cilit, Qeveria që ai drejton i ka meritat për lëvizjen e lirë.Tahiri ka shkruar se Qeveria Kurti nuk e ka asnjë meritë sa i përket liberalizimit të vizave, raporton Gazeta Blic.
“E vërteta është që liberalizimi nuk ka asgjë të bëjë me këtë qeveri. Merita e vetme e kësaj qeverie janë sanksionet, të cilat për fatin e mirë të qytetarëve të vendit, ndonëse i përfolën, nuk i përfshinë në pako të sanksioneve mbajtjen e vizave si ndëshkim”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
KM Kurti po pretendon merita për liberalizim.Madje këtë ia atribuon edhe rolit të ministrisë së punëve të jashtme dhe diasporës. E vërteta është që liberalizimi nuk ka asgjë të bëjë me këtë qeveri.
Merita e vetme e kësaj qeverie janë sanksionet, të cilat për fatin e mirë të qytetarëve të vendit, ndonëse i përfolën, nuk i përfshinë në pako të sanksioneve mbajtjen e vizave si ndëshkim.Në faktë kjo qeveri ka merita, i kanë të gjitha meritat për sanksionet në fuqi!












