Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri së bashku më bashkëshorten Dianën mbrëmë ishin të pranishëm në mbrëmjën e Jazz-it bashkë me organizatoren Rona Nishliu që u mbajt në qytetin e kulturës dhe artit, shkruan Veriu.Info.
Tahiri përmes një postimi në ”Facebook” ka thënë se Mitrovicës po i rikthehet nami i dikurshëm duke e bërë qytetin si vatër për aktivitet artistike dhe kulturore.
Postimi i tij i plotë:
Mitrovica është kthyer sërish në vatër të ngjarjeve kulturore. Mbrëmë u hap festivali “Mitrovica International Jazz Days”, që solli në qytetin tonë ambasadorë e figura të ndritura të artit.
Bashkë me Dianën u kemi uruar mirëseardhje në Mitrovicë të gjithë ambasadorëve, artistëve dhe shumë mysafirëve të tjerë.
Një falenderim për artisten tonë Rona Nishliu, që po jep kontribut kaq të madh në kultivimin e artit në Mitrovicë.
Mitrovica 💚















