Ish kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se janë bërë nëntë muaj pa sovranitet në veri, si pasojë e dështimit të qeverisë, raporton Gazeta Blic.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se veriu ka mbetur pa gjykata, pa qeverisje lokale, pa pjesëmarrje të pakicës serbe në polici, me tensione e ringjallje të mbrojtjes civile.
Sipas saj, sa më shumë që zgjat kjo situatë, sovraniteti në veri do të mungojë.
U bene nente muaj pa sovranitet ne veri, si pasoje deshtimit te kesaj qeverie: veriu ka mbet pa gjykata, pa qeverisje lokale, pa pjesemarrje te pakices serbe ne polici, u ringjalle ‘mrojtja civile’, me tensione dhe rritje te protektoratit nderkombetar me shtimin e forcave te KFOR-it. Sa me shume qe zgjat kjo situate sovraniteti ne veri do te mungojë.











