Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për arritjen e pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar si një prej arritjeve më të mëdha të kombit shqiptar.
Tahiri tutje ka folur edhe për kontributin e familjes Haradinaj për lirinë e Kosovës, duke përmendur sakrificën e Ramush Haradinajt, rënien e vëllezërve dhe shumë bashkëluftëtarëve të tjerë.
Ai k thënë se nëse s’do të ishte Ramush Haradinaj me bashkëluftëtarë, Kosova kurrë s’do të kishte qenë e lirë.
“Pasha Zotin mos me pas kanë Ramushi me bashkëluftar, kurrë përjetë liri s’kish pas”, ka deklaruar Tahiri.














