Nënkryetari i Mitrovicës, Arian Tahiri ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me ndjeshjen e zhvilluar sot ndërmjet Trepçës dhe Pejës në basketboll, transmeton Veriu Info.
Ai është shprehur i lumtur lidhur me fitoren dhe fillimin e sezones me një trofe të rëndësishëm.
Përndryshe, Tahiri ka qenë basketbollist në skuadrën Trepça.
Postimi i plotë:
Superkupa është e jona🪅
I lumtur që klubi i qytetit tonë, Trepça, e ka nisur sezonin me një trofe të rëndësishëm.
Pas disa ndeshjeve shumë të mira, klubi i solli qytetit Superkupën e Kosovës.
Urime Mitrovicë! Urime Torcidë! Urime Trepça!