Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tahiri përmend krerët e UÇK’së që po mbahen në Hagë: S’kemi dyshim do të jenë në mesin tonë

27/11/2022 - 11:52
në Lajme
A A
Tahiri përmend krerët e UÇK’së që po mbahen në Hagë: S’kemi dyshim do të jenë në mesin tonë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e përbashkët mes dy kuvendeve, i ka përmendur ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Ai tha se Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi e të tjerët po mbahen padrejtësisht në Hagë.

“Ajo çfarë ka nisur nga Rilindësit tanë në Prizren me 1878-tën, është përcaktuar si trajektore në Vlorë me 1912-tën dhe është përmbyllur në Prekaz me 1998-tën. Rrugë e gjatë, e vështirë, plot sakrificë, plot lavdi, plot shpresë për të arritur këtu ku jemi sot, që të flasim nën kulmin e Parlamentit të Shqipërisë Evropiane e Demokratike, si përfaqësues të Kosovës demokratike e të pavarur, që e di dhe e ndjek rrugën e vet euro perëndimore”, tha ai.

“28 nëntori i Skënderbeut si themel, 28 nëntori i Ismail Qemajlit si projekt, 28 nëntori i UÇK-së dhe Adem Jasharit si akt përmbyllës, janë tre 28 nëntor brenda një përpjekje që i kanë dhënë vulë të drejtës sonë historike”, deklaroi ai.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e bashkëluftëtarë të tjerë, janë heronj e gjallë të lirisë e pavarësisë sonë, të cilët sot mbahen larg nesh padrejtësisht. Por siç nuk kemi pasur kurrë dyshim në lirinë tonë, nuk kemi dyshim se ata do jenë prapë në mesin tonë, dhe se e vërteta do triumfojë mbi të pavërtetën, dhe e drejta mbi padrejtësinë. Historinë që e kemi bërë me gjak e sakrificë, nuk mund ta ndryshojë askush, kurrë dhe me asgjë. Jemi përgjithmonë mirënjohës ndaj Shqipërisë, që ishte me ne kur e drejta dukej e pamundur, dhe jemi shumë mirënjohës për Shqipërinë që është edhe sot me ne, kur duhet ta bëjmë të pamundurën, që e vërteta të dal në shesh”, shtoi ai.

“E ardhmja jonë është e bashkuar. Dhe natyrisht se s’ka aspak rëndësi, e as nuk ka nevojë që bashkimi ynë të jetë bashkim në hartë, aq sa duhet të jetë bashkim në zemër. Bashkim në perspektivë. Bashkim në zhvillim dhe progres. Bashkim në vlerat tona të përbashkëta euro perëndimore, të afërt me njëri-tjetrin, të hapur me fqinjët, e të gatshëm për ta lënë mbrapa të kaluarën, në aleancë të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të integruar në NATO e në familjen Evropiane. Kjo është rruga dhe e ardhmja jonë. Ky është misioni dhe qëllimi ynë i përbashkët. Dhe nga ky mision nuk duhet të abstenojmë me asnjë çmim e për asnjë kusht, dhe nuk duhet të lejojmë kurrë që i njëjti të errësohet nga ndasitë e brendshme politike. Unë dhe Partia Demokratike e Kosovës besojmë në një të ardhme të tillë. Ne jemi të bindur se populli i Kosovës dhe ai i Shqipërisë besojnë në një të ardhme të tillë. Dhe një të ardhme të tillë, do ta jetësojmë pa asnjë dyshim”, tha Tahiri.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë