Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri thotë se themelimi i Gjykatës Speciala u mundësua nga pretendimet e Dick Martyt.
Tahiri thotë se krahas këtyre pretendimeve sot nuk u përmend asnjëra nga këto.
“Gjatë gjithë ditës së sotshme, nga salla e gjyqit dëgjova pretendimet Prokurorisë, por askund në asnjë rresht e as fjalë, nuk u përmend trafikimi i organeve, e as Dick Marti”, shkruan Tahiri.
Shkrimi i plotë:
I tërë procesi i letërkëmbimeve, ligjit dhe ndryshimit të Kushtetutës për të mundësuar themelimin e Gjykatës Speciale, është bërë për shkak të pretendimeve të Dick Martit, për trafikim organesh nga UÇK-ja.
Gjatë gjithë ditës së sotshme, nga salla e gjyqit dëgjova pretendimet Prokurorisë, por askund në asnjë rresht e as fjalë, nuk u përmend trafikimi i organeve, e as Dick Marti!













