
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka bërë një krahasim të këtij procesi me periudhën sa ishte në krye të dialogut.
Tahiri thotë se Qeveria ka dështuar në dialog, teksa e quan proces të “vdekur”.
Tahiri ka deklaruar se Qeveria Kurti nuk arriti ta shfrytëzojë letrën e presidentit amerikan, Joe Biden, i cili kërkonte njohje reciproke.
Thotë se marrëveshja mund të arrihet pa njohje të ndërsjelltë e me formim të Asociacionit.
“Ne gjithë e dimë që dialogu apo negociata me Serbinë kemi pasur në disa faza, në konferencën e Rambujesë para saj kemi pasur ne fituam lirinë e paqen. Dëshiroj të them që kjo Qeveria aktuale ka dështuar në dialog. E kishin në dorë letrën e presidentit Biden që theksoi qartë që dialogu duhet fokusohet në njohjen reciproke mes dy shteteve por Kurti e dështoi atë letër, dështoi historikisht. Kosova nxori një marrëveshje që se përmban njohjen reciproke plus nuk ishte në gjendje ta kundërshtoj Asociacionin e edhe pse fitoi 50 për qind mbi kundërshtimin e Asociacionit tash e pranoi pa u skuqur”, thotë Tahiri, për EO.











