Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

01/10/2026 - 16:10
në Kryesore, Lajme
A A
Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në komunikatën për media, bëhet e ditur se gjatë takimit, është diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe nevojën për ta zgjedhur Presidentin brenda afatit të mbetur.

Po ashtu, në njoftim shtohet edhe se, Haxhiu, ka shprehur shqetësimin  e saj dhe të qytetarëve të Kosovës për dënimin e ish-krerëve të UÇK’së.

“Nënvizova se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë t’i mbështesin ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në procesin e apelit. Në këtë drejtim, do të angazhohemi për hartimin e një strategjie të përbashkët shtetërore, duke i bashkërenduar veprimet me ekipet mbrojtëse dhe ekspertët, në mënyrë që mbështetja jonë t’u shërbejë sa më mirë atyre në këtë proces”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

Haxhiu po ashtu, shtohet në njoftim, ka theksuar nevojën që Bashkimi Evropian ta shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim, të dorëzuar më 14 dhjetor 2022, si dhe ka kërkuar angazhimin e drejtpërdrejtë të Presidentes Von der Leyen në këtë proces.

“Bisedova edhe për zbatimin e Planit të Rritjes dhe reformat që na presin. Kosova ka dorëzuar Agjendën e Reformave, ka ratifikuar marrëveshjet përkatëse dhe ka filluar të përfitojë nga parafinancimi”, ka thënë Haxhiu.

JU REKOMANDOJMË

Kurti: Specialja nxori konkludime me gabime historike dhe juridike, presim korrigjim në Apel

Kurti: Specialja nxori konkludime me gabime historike dhe juridike, presim korrigjim në Apel
01/10/2026 - 16:41

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Shefi i qeverisë tha se ky vendim rrëzoi akuzat e pabaza...

Më shumëDetails

Nis protesta “JO NË EMRIN TIM”, kundër vendimit në Hagë

Nis protesta “JO NË EMRIN TIM”, kundër vendimit në Hagë
01/10/2026 - 16:25

Në shehsin “Skënderbeu” në Prishtinë ka nisur protesta, kundër aktgjykimit ndaj ish-krerërëve të UÇK-së. Shqiptarët kanë mbushur sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë në mbrojtje të çlirimtarëve. Në protestë përpos...

Më shumëDetails

Raportohet se janë arrestuar katër persona pasi protestuan kundër vizitës së Von der Leyen në Prishtinë

Raportohet se janë arrestuar katër persona pasi protestuan kundër vizitës së Von der Leyen në Prishtinë
01/10/2026 - 15:18

Katër protestues që kanë bllokuar rrugët pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” raportohet janë arrestuar. Pas arrestimeve, dhjetëra protestues të tjerë po protestojnë përballë policisë, duke kërkuar...

Më shumëDetails

Von der Leyen flet për ligjin për Specialen: I takon Kosovës të vendosë se cfarë është e nevojshme ose jo, gjyqësori të mbetet i pavarur

Von der Leyen flet për ligjin për Specialen: I takon Kosovës të vendosë se cfarë është e nevojshme ose jo, gjyqësori të mbetet i pavarur
01/10/2026 - 14:51

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, u pyet për Projektligjin e propozuar nga PDK’ja për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Von der Leyen tha...

Më shumëDetails

Kurti: Kërkova nga Von der Leyen anëtarësimin e Kosovës në organizata evropiane

Kurti: Kërkova nga Von der Leyen anëtarësimin e Kosovës në organizata evropiane
01/10/2026 - 14:41

Kryeministri Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka falënderuar të njëjtën për mbështetjen që ia ka dhënë...

Më shumëDetails

Kurti pas takimit me Von der Leyen: Kosova një prej vendeve më të sigurta në Europë, qytetarët s’frikësohen të ecin vetëm natën

Kurti pas takimit me Von der Leyen: Kosova një prej vendeve më të sigurta në Europë, qytetarët s’frikësohen të ecin vetëm natën
01/10/2026 - 14:35

Kryeministri Albin Kurti e falënderoi presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen për mbështetjen dhe vizitat e vazhdueshme në Kosovë, pas takimit në Qeveri. Kurti tha se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    1315 Shpërndaje
    Shpërndaje 526 Tweet 329
  • Skandali i Adrian Hilës, gazetari lëshon deklaratën e fortë: Dy prej grave kanë tentuar t’i …

    397 Shpërndaje
    Shpërndaje 159 Tweet 99
  • Aktore dhe këngëtare zhdukin fotot në studion e Ad Hilës, në videot intime edhe moderatorë dhe biznesmenë

    294 Shpërndaje
    Shpërndaje 118 Tweet 74
  • Misteri pas videove të Adrian Hilës me personazhet e njohur të botës së showbiz-it

    230 Shpërndaje
    Shpërndaje 92 Tweet 58
  • Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, momenti kur zbulohet

    229 Shpërndaje
    Shpërndaje 92 Tweet 57

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë