Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Takimi i Osmanit me liderët e partive/ Kastrati skeptik për zgjidhje: Duhet të ndërmerren masa – të bëhen dhe protesta

01/07/2025 - 22:40
në Lajme
A A
Takimi i Osmanit me liderët e partive/ Kastrati skeptik për zgjidhje: Duhet të ndërmerren masa – të bëhen dhe protesta
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Liderët e partive politike do të takojnë presidenten Vjosa Osmani të enjten e 3 korrikut, për të diskutuar për bllokadën në Kuvend.

Lidhur me takimin ka folur profesori universitar Ardian Kastrati.

Ai për Gazeta Blic thotë se Osmani ka demonstruar angazhim politik kur kritikonte ashpër Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

“E vetmja periudhë në të cilën presidentja ka demonstruar angazhim politik ka qenë koha kur kritikonte ashpër Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, për të arritur pozicionin aktual. Megjithatë, në situata komplekse dhe të tensionuara si kjo që përballemi sot, roli i saj mbetet i dobët dhe pa vendimmarrje të fortë. Vlerësimi im është se presidentja është e papjekur në ushtrimin e funksionit kushtetues në raste kritike, duke munguar si aktore me peshë vendimmarrëse dhe strategjike. Ajo ka impakt vetëm ne trashjen e xhirollogarisë saj financiare afër një milionëshe”, është shprehur ai.

Sipas Kastratit, presidentja duhet të ndërmarrë masa të menjëhershme për zhbllokimin e situatës, për shkak të bllokadës.

“Nga një këndvështrim institucional, si komandante supreme në raste lufte apo gjendjesh jashtëzakonshme, presidentja duhet të perceptojë gjendjen si të jashtëzakonshme….edhe kjo krizë bllokadë është jashtëzakonisht serioze dhe ajo duhet të ndërmarrë masa të menjëhershme për zhbllokimin e situatës”, ka potencuar ai për Gazeta Blic.

Ai ka treguar rrugët që duhet t’i ndjek Osmani.

“Së pari, presidentja duhet të inkurajojë partitë politike që të gjejnë një kompromis, duke ndjekur parimet e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që thekson rëndësinë e bashkëpunimit dhe mirëbesimit institucional për të arritur marrëveshje ose për të çuar vendin drejt zgjedhjeve. Në rast të pamundësisë për arritjen e konsensusit, dhe duke pasur parasysh kufizimet kushtetuese të presidentes për shpalljen e zgjedhjeve, ajo duhet të kërkojë interpretim zyrtar nga Gjykata Kushtetuese lidhur me procedurat pas përfundimit të afatit 30 ditor për formimin e institucioneve”, ka vlerësuar profesori.

Ai është skeptik për një zgjidhje nga presidentja, teksa shton se Kurti ka mungesë vullneti për të bashkëpunuar me Osmanin, që e vështirëson më shumë krizën.

Kastrati përmend dhe protestat si mundësi, por që thotë se opozita nuk duket e interesuar për zhbllokim të situatës.

“Megjithatë, bazuar në analizën e performancës së saj në të kaluarën, nuk pritet që Vjosa Osmani të ketë kapacitetin për të sjellë një zgjidhje efektive në këtë kontekst kompleks politik. Përvoja tregon mungesë aftësish për menaxhimin e situatave të ndërlikuara politike dhe institucionale. Nga ana tjetër, mungesa e vullnetit bashkëpunues të kryeministrit Kurti për të koordinuar me presidenten thellon ngërçin institucional, duke e vështirësuar tejkalimin e krizës. Në këtë situatë, perspektiva e zhvillimeve të mëtejshme mbetet e kufizuar. Protestat do të bënin punë, mirëpo opozita aktualisht duket e paorganizuar dhe e pa interesuar për zhbllokim të situatës”, ka deklaruar Ardian Kastrati.

JU REKOMANDOJMË

Hovenier: Kosovën e ndihmuam të dalë nga tmerret e spastrimit etnik të regjimit të ish-udhëheqësit fashist të Serbisë, Millosheviqit
Kryesore

Hovenier: Kosovën e ndihmuam të dalë nga tmerret e spastrimit etnik të regjimit të ish-udhëheqësit fashist të Serbisë, Millosheviqit

02/07/2025 - 01:23
Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti
Lajme

Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti

02/07/2025 - 01:21
Tentativa e dytë e Osmanit për dalje nga ngërçi, nesër takim ‘kokë me kokë’ me liderët e partive politike
Kryesore

Tentativa e dytë e Osmanit për dalje nga ngërçi, nesër takim ‘kokë me kokë’ me liderët e partive politike

02/07/2025 - 01:17
Peci: Hapja e urave në veri është pjesë e fushatës zgjedhore, por çfarë pas 12 tetorit?
Lajme

Peci: Hapja e urave në veri është pjesë e fushatës zgjedhore, por çfarë pas 12 tetorit?

01/07/2025 - 22:56
Osmani publikon foto me familjen në festën e Pavarësisë së Amerikës
Lajme

Osmani publikon foto me familjen në festën e Pavarësisë së Amerikës

01/07/2025 - 22:41
Mehmetaj kritikon VV-në: Po i japin veto Listës Serbe për bllokimin e shtetit
Lajme

Mehmetaj kritikon VV-në: Po i japin veto Listës Serbe për bllokimin e shtetit

01/07/2025 - 22:34

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Prodhuan miell Tip 400 pa përbërës të duhur, dënohen mullinjtë “Amidoni” e “Blerina”

    Skandal: Prodhuan miell Tip 400 pa përbërës të duhur, dënohen mullinjtë “Amidoni” e “Blerina”

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Ahmet Musa që po synon ndërtimin e kishës në Bajgorë i mbulohet vajza: Derisa ta mbashë shaminë nuk ke të drejtë të më quash baba!

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Nis puna për ndërtimin e Urës së re mbi lumin Ibër që lidh Mitrovicën e jugut me të veriut

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Vllasi: Për qeveri, Kurti duhet të gjejë partnerin për koalicion, e që është kjo parti

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Policia ndalon 6 persona gjatë vendosjes së gurthemeleve për urat mbi lumin Ibër

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë