Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Takimi i pakonfirmuar Kurti-Rama/deputetja e AAK-së: Kryeministrit tonë i ka ‘hup rruga në oborr’

06/07/2023 - 12:33
në Lajme
A A
Takimi i pakonfirmuar Kurti-Rama/deputetja e AAK-së: Kryeministrit tonë i ka ‘hup rruga në oborr’
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Krtitika për kryeministrin Kurti për mos-konfirmimin e ftesës së takimit kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kanë ardhur edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Deputetja e këtij subjekti politik, Albana Bytyqi, tha për “Gazeta Blic” se pret që Kurti të reflektojë dhe ta presë Ramën në takim.

Bytyqi theksoi se raportet me Shqipërinë duhet të jenë të mira sepse veprimet e Edi Ramës janë për të mirën e vendit tonë.

“E pashë që kryeministri Rama e kishte postuar në faqen e tij axhendën ku kryeministi jonë, Albin Kurti nuk ja kishte konfirmuar ende takimin. Shpresoj që kryeministri Kurti mos ta bëjë këtë gabim dhe ta presë në takim kryeministrin Edi Rama sepse raportet duhet të jenë sa më të mira me shtetin e Shqipërisë sepse çfarëdo që bën kryeministri Rama jam e bindur se e bën për të mirën e vendit tonë” tha Bytyqi.

Deputetja e AAK-së tha se kryeminsitrit Kurti i ‘hup rrugën në oborr’ dhe nuk është duke e ditur se çfarë po bën.

“Po, besoj se kanë me u dëmtu edhe më shumë marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve nëse nuk mbahet ky takim. Po shihet që kryeministri jonë e ka ‘hup rrugën në oborr’ dhe nuk është duke e ditur se çfarë po bën” tha Bytyqi.


Albana Bytyqi, deputete e AAK-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të turit të tij ballkanit, pritet të zhvillojë një vizitë sot në Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Rama pritet të mbajë takim me presidenten Vjosa Osmani ndërsa takimi me kryeministrin Kurti mbetet ende i pakonfirmuar.

Kryeministrin Albin Kurti, të mërkurën tha se është i gatshëm ta presë Ramën në takim vetëm në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, përndryshe jo.

Më 13 qershor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte anuluar mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Kosovës, që ishte paraparë të mbahej në Gjakovë.

Kryeministri Edi Rama takimet pritet t’i vazhdojë edhe nesër.Fillimisht do të ketë takime në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa në mesditë më pas ai do të zhvillojë takime në Malin e Zi.

Atje do të takohet me kryeministrin Dritan Abazoviq dhe me presidentin Jakov Milatoviq.

E takimet do t’i përmbyll me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, nesër në mbrëmje.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë