Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Takimi i sotëm/ Sherifi: Kurti s’e ka problem Asociacionin dhe s’ka strategji, po kërkon shpëtim te Vuçiqi

14/09/2023 - 20:22
në Lajme
A A
Takimi i sotëm/ Sherifi: Kurti s’e ka problem Asociacionin dhe s’ka strategji, po kërkon shpëtim te Vuçiqi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate, ka komentuar takimin e sotëm Kurti-Vuçiq të mbajtur në Bruksel.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se sot u kuptua se Kurti nuk e ka problem Asociacionin dhe prandaj e ka pranuar, por problemin e ka vetëm te radha e zbatimit të tij, që nuk do që ajo të zbatohet tani por kur t’i vie radha.

“Përfundimisht është kuptuar që Albin Kurti nuk ka problem me Asociacionin por me radhën e zbatimit të të marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe në Ohër. Sot Kurti konfirmoi se nuk e ka problemin formimin e Asociacionit por ajo nuk duhet të bëhet njëherë, para se të realizohen marrëveshjet e mëparshme. Ai i radhiti disa marrëveshje të mëparshme dhe tha se nuk mund të nxirret kjo, e dini strategjinë e tij të famshme se nuk mund të nxirret kjo nga pika e 10 pasi i kemi disa punë të tjera. Por, si duket kjo nuk po i funksionon tash, sepse presioni do të vazhdojë të rritet që të zbatohet Asociacioni. Z.Kurti ka vërtetuar se nuk e ka problem atë. Po ta kishte nuk do ta kishte pranuar, as në Bruksel e as në Ohër. Tash që e ka pranuar po tenton t’i shmanget duke kërkuar që së pari të bëhet njohja de facto”, thotë ai.

Sipas Sherifit, çështja tjetër që u kuptua nga takimi i sotëm është që Kurti s’ka strategji pos që shpreson te Serbia që mos t’i zbatojë marrëveshjet e arritura dhe kështu kërkon shpëtim te Vuçiqi.

“Çështja e dytë është se sot përfundimisht kuptuam se Kurti nuk ka strategji tjetër, pos shpresës që Serbia nuk do t’i zbatojë marrëveshjet tjera, sidomos njohjen de facto, edhe pse nuk besoj në atë, nuk ekzistojnë në marrëdhëniet ndërkombëtare, ekziston vetëm njohja de jure. Strategjia e tij është që ta shpëtojë Vuçiqi dhe Serbia, duke mos i zbatuar marrëveshjet dhe kjo është keq sepse dëmi po i bëhet Kosovës dhe bota po e fajëson Albin Kurtin dhe dëmet po i vuan Kosova e jo ai”, vlerëson ai për Gazeta Blic.

Sa i përket asaj se a janë të anshëm ndërmjetësuesit, Sherifi thotë se është qasja e Kurtit që të pranojë çdo gjë dhe të shpëtojë pastaj, por për çdo gjë që pranon, ai duhet ta zbatojë.

“Unë nuk besoj se ata janë kundër Kosovës, as Borrell, as Lajçak e as Escobar. Problemi është qasja e kryeministrit Kurti në këtë dialog ka qenë e tillë që të pranojë çdo gjë që kërkohet por pastaj të shpëtojë nga pranimi duke kërkuar që të zbatohet marrëveshja sipas radhës që do ai dhe jo siç do Serbia, por kjo nuk funksionon në diplomacinë ndërkombëtare. Z.Kurti duhet ta dijë se në momentin që e pranon një marrëveshje, vjen momenti që duhet ta zbatojë, ose e nxjerr shtetin e tij keq”, potencon Bilall Sherifi.

Se a pret se do të ketë sanksione të tjera ndaj Kosovës, ai thotë se ato po e dëmtojnë Kosovën dhe jo Kurtin.

“A do të ketë sanksione, masa embargo, sido që të quhen, janë ndëshkim, Albin Kurti nuk po e pëson asnjë masë por atë po e pëson Kosova. Qeveria duhet të ketë një strategji të saj dhe jo të shpresojë te Serbia”, deklaron Sherifi nga Nisma Socialdemokrate./Gazeta Blic/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë