
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, tha se Serbia është “gjithmonë e gatshme për dialog”.
Siç njoftoi shërbimi mediatik i Vuçiqit, ai ka ripërsëritur se” Serbia avokon për deeskalim, paqe dhe stabilitet”.
Ai, siç thuhet në komunikatë, shprehu shpresën se procesi i mëtutjeshëm i dialogut do të çojë në rezultate.
“Gjatë takimit të sotëm, Vuçiq ka insistuar në formimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe janë diskutuar tema të tjera të rëndësishme në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në komunikatë.
Me takimin Vuçiq-Lajçak, i cili zgjati më shumë se një orë, i dërguari europian përfundoi vizitën e tij në Beograd, ndërsa paraprakisht u takua edhe me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq.
Publikohet numri i jahteve në Mal të Zi, më së shumti pronarë rusë dhe serbë
Read more












