Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Takimi Merz-Trump, cilat janë pritjet e gjermanëve për raportet mes dy udhëheqësve – çfarë thanë anketat

06/06/2025 - 12:27
në Lajme
A A
Takimi Merz-Trump, cilat janë pritjet e gjermanëve për raportet mes dy udhëheqësve – çfarë thanë anketat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Cilat vende janë partnerë të besueshëm për Gjermaninë? Si e vlerësojnë qytetarët kancelarin Merz? Çfarë mendojnë për SHBA-në dhe Izraelin dhe kë do të votonin?Si të përgatitemi për një takim me Presidentin e SHBA-së Donald Trump? Kjo është ndoshta pyetja që çdo kryetar shteti ose qeverie duhet t’i përgjigjet sot, pasi Trump poshtëroi publikisht pesidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidentin e Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa në Zyrën Ovale.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Stefan Cornelius theksoi, se Kancelari Friedrich Merz (CDU) udhëtoi për në Uashington i relaksuar, ndër tjera edhe për faktin se Gjermania është ekonomia e tretë më e madhe në botë dhe ka çfarë të ofrojë.

Shumë më shumë para për mbrojtjenFriedrich Merz në Uashington prezantoi ndër tjera edhe një plan për ta bërë Bundeswehr-in “ushtrinë më të fortë konvencionale në Evropë”. Presidentit të SHBA-së i pëlqen kjo, si dhe fakti që po shqyrtohet që të gjithë anëtarët e NATO-s duhet të ndajnë pesë për qind të PBB-së për mbrojtje në të ardhmen.

Megjithatë, vetëm gjysma e qytetarëve gjermanë mendojnë se kjo është e përshtatshme. Për një të tretën e të anketuarve, objektivi prej pesë për qind shkon shumë larg. Kjo tregohet nga rezultatet e anketës së fundit të opinionit publik ARD DeutschlandTrend, për të cilën agjencia Infratest dimap anketoi 1.292 votues gjermanë në fillim të qershorit.

Anketuesit i pyetën gjithashtu qytetarët se cilat ishin pritjet e tyre nga takimi midis Trump dhe Merz në Shtëpinë e Bardhë: 46 për qind e tyre besojnë se kancelari gjerman do të ketë sukses në krijimin e një marrëdhënieje të mirë me presidentin amerikan, ndërsa 44 për qind besojnë se ai nuk do të ketë sukses në këtë.

Në thelb, 47 për qind e qytetarëve besojnë se kancelari nuk ka aftësi të mjaftueshme diplomatike për sfidat e politikës së jashtme, ndërsa 40 për qind ende ia atribuojnë këto aftësi atij.Cilat vende janë të besueshme?Lidhjet e ngushta me Shtetet e Bashkuara, si dhe me Izraelin, janë pjesë e identitetit të politikës gjermane. Në të njëjtën kohë, është e qartë se distanca është rritur – edhe në sytë e votuesve gjithashtu. Pasi Donald Trump mori detyrën, besimi tek ky vend ra ndjeshëm në 18 përqindëshin aktual.

Në tetor 2024, 27 për qind e gjermanëve besonin se Izraeli është një partner i besueshëm, që Gjermania mund t’i besojë – tani vetëm 16 për qind mendojnë kështu. Dhe vetëm 10 për qind e votuesve gjermanë besojnë tek Rusia si partnere.

Në këtë drejtim, Ukraina ka mbështetjen e 48 për qind, ndërsa Franca fqinje tradicionalisht vlerësohet lart – aktualisht në 83 për qind.Kritika të ashpra ndaj IzraelitPërgjigja ushtarake e Izraelit ndaj sulmeve të organizatës terroriste Hamas në vjeshtën e vitit 2023 la gjurmë. Plot 63 për qind e qytetarëve gjermanë besojnë se veprimi i Izraelit në Rripin e Gazës është i tepruar, ndërsa vetëm 18 për qind e shohin atë si të përshtatshëm.

Plot 77 për qind e të anketuarve e konsiderojnë të saktë që kancelari Merz kritikoi Izraelin për veprimet aktuale ushtarake në Rripin e Gazës. Vetëm çdo i 12-ti në Gjermani mendon se Gjermania duhet të qëndrojë pa kushte pranë Izraelit në konfliktin e Lindjes së Mesme.

Në të njëjtën kohë, pothuajse gjysma e të anketuarve e kanë të vështirë ta pranojnë idenë e një detyrimi të veçantë gjerman për të mbrojtur Izraelin. Gjermanët më parë fajësonin Hamasin më shumë sesa Izraelin për situatën humanitare të popullsisë civile palestineze në Gaza.

Tani pothuajse një numër i barabartë qytetarësh fajësojnë si Izraelin (69 për qind) ashtu edhe Hamasin islamist (71 për qind).

Si rrjedhojë, shumica është e hapur për një rishikim të ndihmës ushtarake gjermane: 43 për qind favorizojnë kufizimin e eksporteve të armëve në Izrael, ndërsa 30 për qind të tjerë favorizojnë ndërprerjen e plotë të furnizimeve.Vetëm një në gjashtë të anketuar (17 për qind) besojnë se qeveria gjermane duhet të vazhdojë të miratojë eksportet e armëve në Izrael pa ndryshime. Gjermania është, pas SHBA-së, furnizuesi më i rëndësishëm i armëve për Izraelin.Reputacioni i Friedrich Merz u rritNjë qeveri e re federale e përbërë nga CDU/CSU dhe SPD është në pushtet nga maji. 40 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me javët e para të punës së koalicionit kuq e zi. Me qeverinë e mëparshme të SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së, në fillim të vitit 2022, kjo përqindje ishte pak më e lartë – 46 për qind.Megjithatë, Friedrich Merz ka fituar ndjeshëm popullaritet që nga marrja e detyrës si kancelar. 39 për qind e të anketuarve janë tani të kënaqur me punën e tij – në prill ishin plot 14 për qind më pak. Zëvendëskancelari dhe Ministri i Financave Lars Klingbeil (SPD) gjithashtu ka 39 për qind mbështetje.

I vetmi politikan i lartë me të cilin shumica e qytetarëve janë ende të kënaqur është ministri federal i Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD).Pritje të moderuara nga qeveria e reSa besim kanë gjermanët në qeverinë e re? Kur bëhet fjalë për kënaqësinë, qëndrimet nuk ndryshojnë shumë nga ato të regjistruara nga anketuesit menjëherë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.Gjysma e qytetarëve besojnë se ekipi i ri qeveritar mund të forcojë ekonominë gjermane (55 për qind; +1), si dhe të përfaqësojë më mirë interesat gjermane në botë (52 për qind; +1).

Megjithatë, skepticizmi është më i madh – dhe është rritur pak – kur bëhet fjalë për vendosjen e sigurisë në vend (43 për qind; -4) dhe menaxhimin efektiv të migracionit (38 për qind; -4).Dyshimet se koalicioni kuq e zi mund të ruajë siguri sociale në Gjermani janë rritur gjithashtu (37 për qind; -6).Unioni CDU/CSU rrit epërsinë ndaj AfD-sëNëse Bundestagu do të rizgjidhej të dielën e ardhshme, CDU/CSU do të fitonte 29 për qind të votave (+2), pra një rezultat më i mirë se në zgjedhjet e shkurtit. SPD, e cila është në koalicionin qeverisës me Unionin, shënoi një rënie të lehtë dhe do të binte në 15 për qind (-1).AfD do të mbetej në të njëjtin nivel me 23 për qind mbështetje. Të Gjelbrit dhe të Majtët mund të mbështeten në dymbëdhjetë (+1), përkatësisht nëntë për qind (-1). Të gjitha partitë e tjera do të mbeteshin jashtë Bundestagut./DW/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë