Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tasholli: Synojmë peticion me mbi 500 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së

04/10/2026 - 08:22
në Kryesore, Lajme
A A
Tasholli: Synojmë peticion me mbi 500 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Platforma “Liria ka Emër” nuk e sheh protestën e 1 tetorit si pikë përmbyllëse të aktiviteteve të saj pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Përkundrazi, përfaqësuesi i kësaj platforme, Ismail Tasholli, ka paralajmëruar një varg aktivitetesh të tjera, përfshirë një peticion që do të shtrihet në të gjitha komunat e Kosovës.

Tasholli ka thënë se ekipi i “Liria ka Emër” tashmë ka diskutuar dhe planifikuar aktivitetet që do të zhvillohen gjatë muajve të ardhshëm, duke paralajmëruar se angazhimi i tyre do të vazhdojë deri në atë që ai e cilëson si kthimin e “çlirimtarëve” në vendin e tyre.

“Po gjithsesi. Ne veç jemi grumbulluar ekipi që jemi rreth ‘Liria ka Emër’ edhe së paku kemi planifikuar aktivitetet njëvjeçare, po gjithsesi edhe dyvjeçare, sado që do të jetë, që ka nevojë. Ne nuk do të ndalemi. Beteja vazhdon, me u dorëzuar kështu nuk e kemi ndërmend përderisa çlirimtarët nuk janë në vendin e tyre. Ne do të fillojmë me një peticion kështu fizik nëpër të gjitha komunat, ashtu qysh kemi shkuar për zbulimin e orës që numëron mbrapsht, edhe kështu do të shkojmë me shtande, ku në mënyrë simbolike do të mbledhim nënshkrimet që pretendojmë që ta kalojnë gjysmë milionin”, ka deklaruar Tasholli.

Ai ka thënë se mbledhja e nënshkrimeve pritet të zgjasë disa muaj, ndërsa synimi është që ato të dërgohen në mënyrë simbolike në institucione ndërkombëtare.

“Po kjo është punë e shtrirë në muaj, ndoshta 3-4 muaj e më shumë, për t’i dërguar ato nënshkrime në mënyrë simbolike në Bruksel, Strasburg dhe në Hagë, sepse ata po thirren në emrin e popullit dhe nëse ia çojmë dokumentacionin e popullit, ata thonë diçka tjetër”, është shprehur ai.

Përveç peticionit, Tasholli ka paralajmëruar edhe protesta të tjera, ndonëse ende nuk është përcaktuar një datë konkrete.

“Po gjithsesi, e kemi diskutuar. Data nuk kemi potencuar në mënyrën e fiksimit të tyre, por nuk do të jetë vetëm peticioni, do të jenë një sërë aktivitetesh të formave të ndryshme, më të ndryshmet e mundshme, kreative gjithsesi, po edhe protesta herë pas hershme gjithsesi”, ka thënë Tasholli pë Ekonomia Online.

I pyetur se çfarë pret platforma nga procesi në Hagë, tashmë që rasti është në procedurë ankimore, Tasholli ka thënë se, sipas tij, vendimi duhet të ndryshojë, duke e lidhur këtë me mënyrën se si janë trajtuar faktet gjatë procesit.

“Po nuk ka opsion. Sepse në atë se çka e kemi parë, në mënyrën e artikulimit të thashethemeve të mashtruesve dhe në ofrimin e fakteve, janë dy botë të ndryshme. Nëse ka mbetur një trohë, grimë që thonë drejtësi, ata duhet me u liruar, sepse ajo çka ka ndodhur atje është një precedent i rrezikshëm edhe për Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Tasholli. /EO

JU REKOMANDOJMË

Dënimi i ish-krerëve të UÇK’së, ish-prokurori amerikan Williamson: Do befasohesha nëse do kishe hetime tjera

Dënimi i ish-krerëve të UÇK’së, ish-prokurori amerikan Williamson: Do befasohesha nëse do kishe hetime tjera
04/10/2026 - 08:01

Clint Williamson, ish-prokurori amerikan që hetoi pretendimet e Dick Martyt, ka thënë se ai do të ishte i ‘’befasuar’’ nëse Gjykata Speciale do të vazhdonte me hetime të...

Më shumëDetails

‘‘Jo në emrin tim’’, foto nga protestat në Gjermani, Zvicër e Suedi kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së

‘‘Jo në emrin tim’’, foto nga protestat në Gjermani, Zvicër e Suedi kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së
03/10/2026 - 23:01

Protesta kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, ditën e sotme janë zhvilluar edhe në shtetet e Evropës, si në Gjermani, Suedi e Zvicër. Platforma ‘Liria ka Emër’, ka...

Më shumëDetails

Takimet me Hamzën e Abdixhikun, Ramadani: Lojë e Kurtit që s’ka qëllime të sinqerta

Takimet me Hamzën e Abdixhikun, Ramadani: Lojë e Kurtit që s’ka qëllime të sinqerta
03/10/2026 - 22:24

Takimet me Hamzën e Abdixhikun, Ramadani: Lojë e Kurtit që s’ka qëllime të sinqerta, jam për Ligjin por jo pazaret Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur...

Më shumëDetails

Williamson paralajmëron fundin e punës së Gjykatës Speciale: Nuk pres vazhdim të hetimeve

Williamson paralajmëron fundin e punës së Gjykatës Speciale: Nuk pres vazhdim të hetimeve
03/10/2026 - 22:06

Ish-kryeprokurori i Task Forcës Speciale Hetimore, Clint Williamson, ka deklaruar se pret që puna kryesore e Dhomave të Specializuara të Kosovës të përfundojë me aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit,...

Më shumëDetails

27 nëntori, afati i Apelit, juristët skeptikë për ndryshimet ligjore

27 nëntori, afati i Apelit, juristët skeptikë për ndryshimet ligjore
03/10/2026 - 21:58

Derisa 27 nëntori po afrohet, afati i caktuar nga Trupi Gjykues i Apelit për dorëzimin e njoftimeve për apelimin e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Partia Demokratike e...

Më shumëDetails

Ligjet e rëndësishme mbesin pezull, kërkohet miratimi i tyre para 6 tetorit

Ligjet e rëndësishme mbesin pezull, kërkohet miratimi i tyre para 6 tetorit
03/10/2026 - 21:28

Kur afati për zgjedhjen e presidentit po ngushtohet, projektligje të rëndësishme që prekin jetën e qytetarëve kanë mbetur pa u miratuar.Në rast se nuk ka zgjidhje politike, këto...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    575 Shpërndaje
    Shpërndaje 230 Tweet 144
  • Biznesmeni Haliti në videot e Adrian Hilës?

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • “Kur jetoja në shtëpinë e familjes Hila”, Vesa Smolica thyen heshtjen, i shkruan gjerë e gjatë gruas së Adrian Hilës

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, momenti kur zbulohet

    505 Shpërndaje
    Shpërndaje 202 Tweet 126
  • Kërcënohet me jetë kryetari Halil Thaçi nga zyrtari i komunës, por prokurori e liron të dyshuarin

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë