Reperja e njohur Tayna ishte e ftuar në edicionin festiv të emisionit “Canapé”, të moderuar nga Shpend Lipa.
Gjatë intervistës, ajo ndau me publikun momente personale nga jeta e saj, duke prekur shumë tema që nuk i kishte diskutuar më parë.
Një nga deklaratat ishte kur Tayna foli për faktin se është rritur e vetme.
“Tu i pa sot motrat e vëllaznit e do dove jom e shokuar, ma mirë që jom vet,” u shpreh ajo, duke nënkuptuar sfidat dhe avantazhet e një fëmijërie pa motra e vëllezër.
Përveç intervistës, Tayna performoi live pesë nga hitet e saj më të njohura, duke sjellë një atmosferë energjike dhe festive.
Se çfarë tha më shumë në lidhje me këtë e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme.
Intervistën dhe performancat muzikore mund t’i gjeni në kanalin zyrtar të T7 në YouTube. /GazetaExpress/.