Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Të dhënat që zbulojnë origjinën e rrymës së importuar në Kosovë dhe rolin e Hamoviqit

04/12/2025 - 16:54
në Kryesore, Lajme
A A
Të dhënat që zbulojnë origjinën e rrymës së importuar në Kosovë dhe rolin e Hamoviqit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një seri hulumtimesh të publikuara këtë vit nga portali i fokusuar në gazetarinë investigative, Buletini Ekonomik ka zbuluar se vendi i origjinës së shumicës së megavatëve të energjisë elektrike të importuar në Kosovë në vitin 2024 dyshohet se është entiteti i Republikës Serbe në Bosnjë e Hercegovinë.

Hulumtimet hedhin dritë mbi debatin që ka shpërthyer ditëve të fundit rreth energjisë së importuar dhe rolit të kompanisë tregtuese të energjisë, EFT, e cila është në pronësi të Vuk Hamoviqit, një manjati serb të sektorit energjetik.

Të dhënat e publikuara në këtë seri hulumtimesh, një pjesë e të cilave janë të bazuara në burime zyrtare, tregojnë se kompania EFT e Vuk Hamoviqit nuk ka shitur energji elektrike në Kosovë, por ka shfrytëzuar kapacitetet e transmisionit të Kosovës për tranzit: bartjen e energjisë në tregje të tjera – Maqedoni, Shqipëri apo Mal të Zi.

Por, biznesi i Hamoviqit ka zotëruar të gjitha linjat e transmisionit që kishin destinacion Kosovën në vitin 2024, tregojnë të dhënat e publikuara nga Buletini Ekonomik.

EFT (Energy Financing Team), në pronësi të Hamoviqit, mori nën kontroll linjën interkonektive Shqipëri-Kosovë si pjesë e një skeme të organizuar që si qëllim kryesor kishte “bllokadën” e rrugëve tregtare Kosovë-Shqipëri, zbuluan hulumtimet e Buletinit Ekonomik.

Përpos linjës interkonektive Kosovë-Shqipëri, e cila ndodhet në kuadër të bursës shqiptare të energjisë ALPEX, EFT-ja bleu edhe të drejtat e kapacitetit ndërkufitar mes Kosovës dhe Malit të Zi e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Kapcitetet blihen në ankandet e realizuara nga Zyra e Ankandeve në Podgoricë (SEE CAO), tregojnë të dhënat pranë kësaj platforme.

Përmes “bllokimit” të linjave interkonektive të Kosovës me vendet përrreth, EFT-ja shkaktoi “fyt të ngushtë” të rrugëve tregtare të energjisë. Kjo situatë e çoi çmimin për bartje të rrymës në Kosovë deri në 800 euro për megevatë në orë.

Ndonëse EFT-ja nuk u përfshi direkt në shitblerje të energjisë elektrike në Kosovë në vitin 2024, kompania e Vuk Hamoviqit dyshohet se ka lidhje të ngushta me Noa Energy Trade, një kompani që realizoi profite rekorde gjatë vitit 2024 në këtë treg.

Të gjithë akterët e energjisë në Kosovë, KEDS, KESCO dhe KEK realizuan shkëmbime tregtare të energjisë me Noa Energy Trade, një kompani në pronësi të biznesmenit shqiptar Gentian Sula.

Të dhënat zyrtare pranë ZRRE-së dëshmojnë se në vitin 2024, KESCO bleu rrymë në vlerë mbi 62 milionë euro prej kompanisë Noa Energy Trade, kurse prej ALPEX-it, me linjat interkonektive të “bllokuara” nga zotërimi i kapaciteve të saj prej EFT-së, bleu një sasi minimale, vetëm 359 MWh, apo 47 mijë e 993 euro.

Edhe, Korporata Energjetike e Kosovës kreu biznes më shumë me Noa Energy Trade sesa që e shfrytëzoi bursën shqiptare ALPEX në vitin 2024.

Më shumë se gjysmën e tepricave të energjisë, kryesisht të krijuara gjatë natës, KEK-u i shiti përmes kontratave bilaterale me tregtarë të energjisë duke i shmangur bursat, ku edhe këtu dominon kompania Noa Energy Trade.

Prej 45.7 milionë euro sa është vlera e tepricave, një sasi prej 255,889 MWh apo në vlerë 16.7 milionë euro, i bleu kompania Noa Energy Trade, kurse sasia tjetër prej 206,353 MWh apo 16.1 milionë euro, u tregtua përmes bursës ALPEX, tregojnë të dhënat zyrtare të publikuara nga Buletini Ekonomik.

Sipas të dhënave mbi të cilat hodhi dritë seria e hulumtimeve të portalit, energjia elektrike e shitur në Kosovë nga Noa Energy Trade dyshohet se vend të origjinës e ka entitetin e Republikës Serbe në Bosnjë e Hercegovinë.

EFT-ja e Vuka Hamoviqit dhe Noa Energy Trade e Gentian Sulës kanë bashkëpunim të afërt me njëra-tjetrën, tregon një hulumtim i Buletinit Ekonomik. Hamoviqi i kontrollon linjat e interkonuksionit të Kosovës, ndërsa Sula kryen biznes brenda vendit, sipas hulumtimeve.

Në Republikën Serbe të BiH-së, kompania e grupi i biznesit të Vuk Hamoviqit posedon një termocentral të vetin të quajtur “Stanari”. Rreth 15 për qind e konsumit në Bosnje mbulohet nga termocentrali Stanari.

Përveç termocentralit Stanari, i cili është në funksion që nga viti 2016, EFT-ja, nën udhëheqjen e Vuk Hamović, aktualisht po ndërmerr ndërtimin e dy impianteve të energjisë së rinovueshme në Republikën Srpska (RS) në bashkëpunim me partnerë kinezë.

Shkrimet e publikuara gjatë muajve maj dhe qershor në Buletinin Ekonomik tregojnë sesi bursa shqiptare ALPEX, e themeluar për t’iu kundërpërgjigjur investimeve agresive të Kinës në Serbisë dhe entitetin serb të BiH-së, doli “jashtë lojës” përmes skemës në të cilën u përfshinë EFT-ja dhe tregtarët e tjerë të energjisë.

Shteti, përmes mekanizmave të saj, ZRRE-së dhe KOSTT-it, nuk bëri asnjë hap drejt parandalimit të kësaj skeme.

JU REKOMANDOJMË

Pretendimi i Enver Dugollit: PDK-ja dhe LDK-ja ishin të prerë që nuk e përkrahin Vjosa Osmanin

Pretendimi i Enver Dugollit: PDK-ja dhe LDK-ja ishin të prerë që nuk e përkrahin Vjosa Osmanin
22/03/2026 - 11:31

Enver Dugolli, deputet i VV-së, ka bërë një pretendim të çuditshëm në lidhje me çështjen e rizgjedhjes së presidentes Vjosa Osmani. Në Tëvë 1, Dugolli ka pretenduar që...

Më shumëDetails

Izraeli akuzon një ushtar rezervist të Iron Dome për spiunazh për Iranin

Izraeli akuzon një ushtar rezervist të Iron Dome për spiunazh për Iranin
22/03/2026 - 11:28

Policia dhe Shin Bet njoftuan të premten se një rezervist i IDF-së që shërbente në sistemin e mbrojtjes ajrore Iron Dome është arrestuar së fundmi dhe është akuzuar...

Më shumëDetails

“Netanyahu mund të ketë vdekur”, prezantuesi amerikan: Videot e tij janë me Al

“Netanyahu mund të ketë vdekur”, prezantuesi amerikan: Videot e tij janë me Al
22/03/2026 - 11:08

Autori i podcastit “Joe Rogan Experience”, Joe Rogan, duket se i besoi teoritë e konspiracionit në internet që pretendojnë se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është i vdekur, madje...

Më shumëDetails

AUV parandalon importin e rreth 50 tonëve ushqim të pasigurt në vend

AUV parandalon importin e rreth 50 tonëve ushqim të pasigurt në vend
22/03/2026 - 10:59

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka parandaluar importin e rreth 50 tonëve ushqim të pasigurt në vend, pas kontrolleve të intensifikuara të kryera në pikat kufitare gjatë javës...

Më shumëDetails

Në Zubin Potok gjenden armë dhe pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar

Në Zubin Potok gjenden armë dhe pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar
22/03/2026 - 10:48

Gjatë patrullimit dhe kontrollit në një shtëpi të pabanuar në Varagë të Zubin Potokut, Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar armë dhe pajisje të ndryshme ushtarake. Sipas...

Më shumëDetails

Bebe Rexha zbulon traditat shqiptare në emisionin amerikan

Bebe Rexha zbulon traditat shqiptare në emisionin amerikan
22/03/2026 - 10:25

Bebe Rexha ishte e ftuar në emisionin amerikan “Delish Snacks”, ku foli për ushqimet e saj të preferuara dhe traditat shqiptare të mikpritjes. Ajo tregoi se gjithçka nis...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    413 Shpërndaje
    Shpërndaje 165 Tweet 103
  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    375 Shpërndaje
    Shpërndaje 150 Tweet 94
  • 3 vite injektim ilegal të botox-it dhe fillerëve, gjobë minimale ‘favorizuese’ nga inspektorja Blakqori për “QEI Beauty Academy” të Obertica Kosumit

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Një muaj paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin tragjik në Vushtrri ku 27-vjeçari humb jetën pasi u godit në shiritin emergjent

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Ekskluzive: Veprimtari pa licencë e anesteziolog pa licencë, Inspektorati gjobiti dhe mbylli klinikën “Care & Hair Fix” të Fehim Halitit (Dokument)

    231 Shpërndaje
    Shpërndaje 92 Tweet 58

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë