Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Të gjitha vendimet që ka miratuar sot Qeveria në detyrë

27/11/2025 - 21:17
në Kryesore, Lajme
A A
Qeveria ndan 520 mijë euro për renovimin e IML-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje të rregullt, në të cilën ka:

– Miratuar Udhëzimin Administrativ për Mënyrën e Emërimit të Trupave për Vlerësim të Konformitetit. Me këtë Udhëzim Administrativ përcaktohet procedura e aplikimit për emërim për trupat e vlerësimit të konformitetit, kërkesat e përgjithshme të cilat duhet të plotësohen për dhënie të emërimit, zgjerimit të fushës së emërimit, pezullimi i emërimit dhe tërheqjen e emërimit të trupave për vlerësim të konformitetit.

– Miratuar Udhëzimin Administrativ për Metodologjinë e Monitorimit, Raportimit të Emetimeve të Gazeve Serrë dhe Informacione të tjera në lidhje me ndryshimet klimatike në nivel kombëtar. Ky Projekt-udhëzim Administrativ ka për qëllim të krijojë një mekanizëm për monitorimin dhe raportimin e të gjitha emetimeve antropogjene sipas burimit dhe përthithjes së gazeve serrë, rishikimi dhe verifikimi i emetimeve të gazeve serrë. Objektiv kryesor i këtij akti është krijimi i bazës ligjore për transpozimin e legjislacionit të BE për ndryshime klimatike, mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetin e njeriut.

– Miratuar vendimin preliminar për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit: Zgjerimi i mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit, për prodhimin e energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike Kosovës.

– Miratuar vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish shoqërore që administrohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit për nevoja të Institucioneve të Republikës së Kosovës, Zona Kadastrale Beroc II, Komuna Shtërpcë.

– Miratuar vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit: Ndërtimi i Qendrës për Sport dhe Kulturë Komunën e Ferizajt. Ky vendim i hap rrugë materializimit të një projekti që qytetarët e Ferizajt e kanë pritur gjatë.

– Miratuar vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit: Rehabilitimi, Zgjerimi dhe Asfaltimi i Rrugës Nacionale R118, Segmenti brenda fshatit Mushtisht. Ky vendim është një hap konkret drejt përmirësimit të infrastrukturës dhe lidhjes së Komunës së Suharekës me atë të Shtërpcës, duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm, lëvizshmërinë dhe rritjen ekonomike.

– Miratuar vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit: Ndërtimi i Rrugës Korishë – Kabash Lidhja me Rrugën Rajonale R – 118.

– Miratuar vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, të menaxhuara dhe të administruara nga AKP-ja, të cilat janë të nevojshme për realizimin e projekteve në Komunën e Gjakovës. Këto investime rrisin cilësinë e jetës dhe fuqizojnë infrastrukturën sportive e administrative të komunës.

– Miratuar vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish shoqërore për nevoja të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror. Ky vendim i hap rrugë zgjerimit të kapaciteteve të AShNA-s, duke forcuar prezencën e saj institucionale në Republikën tonë dhe garanton siguri e efikasitet më të lartë në navigacionin ajror.

– Ndarë 23,472 euro për mbështetjen financiare për FCF Prishtina 01 – Futsall për organizimin e Uefa Champions League, me datën 24 nëntor 2025 në Prishtinë dhe me datën 5 dhjetor 2025 në Riga të Letonisë. Aktiviteti pritet të përfshijë një numër të madh të të interesuarve dhe të kontribuojë në imazhin e vendit tonë.

– Ndarë 25,925 euro për pjesëmarrjen e Ekipit të Kosovës në NEO Science Olympiad, përkatësisht pjesëmarrjen e 15 nxënësve në Olimpiadën e Shkencës dhe Kodimit NEO, të planifikuara të mbahen në Orlando të ShBA-së, nga data 10 janar, deri më datë 15 janar 2026. Programi përfshinë ceremoninë e hapjes, provimet në Matematikë, Shkenca Natyrore, Fizikë, Kimi, Biologji, Kodim, Robotikë, së bashku me seancën akademike.

– Ndarë 850,000 euro për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve “Paga dhe Shtesa” për nëntor 2025, për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

– Miratuar shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish shoqërore KBI Ereniku, për Ndërtimin e Zonës Industriale të Mbrojtjes, në Jahoc, Komuna e Gjakovës. Me miratimin e këtij vendimi, ne po i hapim rrugë ndërtimit të fabrikës së municionit që do t’i shërbejë ushtrisë sonë, duke forcuar sigurinë, zhvillimin dhe paqen në vendin tonë.

– Miratuar në parim nismën për “Amendamentit Nr. 5 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2014”. Qëllimi i amendamentit të kësaj marrëveshje është që të mundësohet shtyrja e afatit të parashikuar për zbatimin e projekteve të kësaj marrëveshjeje edhe për 2 vite shtesë, për shkak të vonesave në zbatimin e kontratave të lidhura të bazuar në këtë marrëveshje. Konkretisht, bëhet fjalë për ndërtimin e objektit të Komunës së Gjakovës.

– Miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje:

o Ndarja e 875 mijë euro për mbulimin e obligimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përfshirë edhe ato të misioneve diplomatike;

o Ndarja për Radio Televizion e Kosovës në vlerë prej 4.48 milionë euro si zgjidhje e përkohshme si një improvizim i detyruar për shkak të mosfunksionalizimit të Kuvendit nga Legjislatura e IX-të, i cili nuk arriti ta miratoj raportin e rregullt financiar për RTK, për këtë arsye mjetet duhet siguruar përmes procesit të kursimit dhe të ndarjeve.

– Ndarë 300 mijë euro, në kuadër të Programit për promovimin e vendit, për organizmin e pjesëmarrjes së Kosovës në Forumin Ekonomik Botëror “Davos” me “House of Kosova”. Vitin e kaluar, pjesëmarrja jonë e parë me Kosova House në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit u prit jashtëzakonisht mirë dhe shërbeu si një platformë e rëndësishme për promovimin e Kosovës, krijimin e lidhjeve të reja ekonomike e politike, prezantimin e potencialit tonë dhe rrjetëzimin e diasporës sonë në Zvicër. Edicioni i dytë në vitin 2026 synon të sigurojë vazhdimësi dhe një prezantim të qëndrueshëm të Kosovës në këtë forum ndërkombëtar.

– Ndarë 250 mijë euro për përfaqësuesen e Kosovës në futboll si shpërblim për rezultatin e arritur deri më tani, përkatësisht për arritjen në fazën Play Off të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Në këtë mbledhje qeveria u zotua gjithashtu për shpërblim në vlerë prej 500 mijë në rast të fitores ndaj Sllovakisë, dhe 1 milion euro tjera shpërblim në rast të kualifikimit në Kampionatin Botëror 2026.

JU REKOMANDOJMË

Pushteti nuk tregon se ku janë institucionet tjera paralele të Serbisë në Kosovë që kanë mbetur pa u mbyllur
Lajme

Ministri kapadai i Kurtit vendosi dorën në armë -Për çka po hetohet Elbert Krasniqi?

27/11/2025 - 20:54
Haradinaj: Në mandatin e parë të Trumpit, Kosova e formoi Ushtrinë
Kryesore

Haradinaj: Në mandatin e parë të Trumpit, Kosova e formoi Ushtrinë

27/11/2025 - 20:38
Publikohet përgjigja e Kurtit për RTK-në
Kryesore

Zyra e BE’së reagon pasi Kurti i gjeti paratë për pagat e RTK’së

27/11/2025 - 20:25
Abdixhiku thotë se LDK e zhbllokoi Kuvendin: Parti përgjegjëse drejt institucioneve
Lajme

VV’ja i mori meritat, LDK: E krijuan krizën, e bllokuan tri herë, tani po shpallen shpëtimtarë – paturpësi e pastër politike

27/11/2025 - 20:07
Mustafa për Gjykatën Speciale: Ishim të bindur që diheshin njerëzit me emër, jo të çoheshin atje – kanë mbetur vetëm, pa përkujdesje
Lajme

Specialja: Kemi Avokatin e Popullit, vizitat e Avokatit të Popullit të Kosovës nuk konsiderohen zyrtare

27/11/2025 - 20:01
Hoti thotë se Kurti po tenton “t’iu hedhë hi syve” qytetarëve:  Marrëveshja juaj përmban autonomi për serbët
Kryesore

Hoti për ekonominë në vend: S’ka pasur asnjëherë situatë më të paqartë dhe më të pasigurt

27/11/2025 - 19:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mblidhet qeveria në detyrë, 14 pika në rend të ditës

    Mblidhet qeveria në detyrë, 14 pika në rend të ditës

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Latifi i reagon aktorit Dardan Gashi: I padijshëm, më ka përfshirë në situatë që s’kam lidhje- shkel mbi vlerat e babait të tij

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • E hëna e “nxehtë” e LDK-së, zyrtarizon katër koalicione! Po Nisma?

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Zyra e BE’së reagon pasi Kurti i gjeti paratë për pagat e RTK’së

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Shpërthen granata e dorës, humb jetën një person 56-vjeçar në Zubin Potok – policia jep detaje

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë