Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria e Kosovës

09/03/2022 - 15:10
në Kryesore, Lajme
A A
Rikthehen emërimet politike, donatori i LVV-së bëhet kryesues në Postë, kandidati për asamblist fiton pozitë të rëndësishme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, të 67-tën me radhë.

Në të këtë mbledhje, miratimin e kabinetit qeveritar e mori formimi i grupit ndërinstitucional për integrimin Republikës së Kosovës në NATO, dy nisma për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, Programi kombëtar për zbatimin e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2022-2026, dy projektligje, emërimi i bordeve të dy ndërmarrjeve publike, pezullimi i vizave hyrëse për qytetarët e Ukrainës, propozimi i anëtarëve për Organin e Shqyrtimit të Prokurimit Publik, Komisionin e Autoritetit të Konkurrencës, dhe vendime të tjera të fushës së përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

“Në përputhje me zotimin e Qeverisë për reformë substanciale në drejtësi, që siguron pavarësi të sistemit gjyqësor e prokurorial nga ndikimi politik, në këtë mbledhje u miratua Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe Koncept Dokumenti për Ekspertët Gjyqësorë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë Kurti.

Poashtu u tha se është iniciuar formimi i grupit ndërinstitucional për integrimin Republikës së Kosovës në NATO. Ky grup synon të intensifikojë punën dhe të bashkërendojë veprimet për realizimin e aspiratës shtetërore të Republikës së Kosovës për integrime Euro-Atlantike; të përforcojë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë dhe të avancojë praninë e Kosovës në mekanizmat tjerë rajonalë dhe ndërkombëtarë të sigurisë dhe mbrojtjes.

Njoftimi i Qeverisë:

U miratua nisma për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes për “Statusin e Forcave” (SOFA) ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, si dhe nisma për lidhjen e marrëveshjes teknike në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Polonisë.

Miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme e ka marrë edhe Programi kombëtar për zbatimin e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2022-2026, që ka për qëllim përcaktimin e masave dhe prioriteteve të institucioneve shtetërore për zbatimin e marrëveshjes mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka pezulluar përkohësisht regjimin e vizave hyrëse në Republikën e Kosovës për shtetasit e Ukrainës. Me këtë vendim Kosova do të vazhdojë përcaktimin në përkrahje të koalicionit mbështetës për kundërshtimin e invazionit dhe agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe do të lehtësojë strehimin e të gjithë atyre shtetasve të Ukrainës që zgjedhin si vendstrehim të tyre Kosovën.

Qeveria ndau 7.149.864 (shtatë milionë e njëqind e katër dhjetë e nëntë mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e katër) euro për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, masa 2.4 – Mbështetja e Eksportit. Këto mjete do të alokohen dhe transferohen në programin përkatës sipas listës së përfituesve të përzgjedhur në bazë të kritereve të përcaktuara për projektin “Konkurrueshmëria dhe Gatishmëria për Eksport”, përkatësisht te “Programit të Granteve të Përputhshme”.

Me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, është miratuar vendimi për fillimin e procedurave për blerjen e objekteve të ambasadave të Republikës së Kosovës në Uashington, ShBA dhe në Londër, Mbretëri të Bashkuar.

Miratimin e mori edhe Projektligji për pyjet, i cili rregullon planifikimin, mbrojtjen, shfrytëzimin e produkteve drunore dhe jo-drunore, pronësinë, përgjegjësinë e organizatave dhe detyrat e institucioneve pyjore, financimin publik dhe hulumtimet mbi pylltarinë dhe mbikëqyrjen e këtij sektori në Republikën e Kosovës.

Është miratuar vendimi për t’i propozuar Kuvendit të Kosovës kandidatët për kryetar dhe anëtarë të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, si dhe kandidatët për kryetar, zëvendëskryetar dhe anëtarë të Komisionit Kosovar të Konkurrencës.

Miratimin e kanë marrë edhe vendimet për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike NPH Infra Kos dhe emërimin e Bordit të Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Hidromorava në Gjilan.

Pas shqyrtimit nga kabineti qeveritar, miratimin e ka marrë Rregullorja për pranimin, vlerësimin dhe disiplinën e nëpunësve të lartë drejtues.

Në mbledhjen e sotme u miratua edhe Programi për Zyrën e Çështjeve të Komuniteteve. Me qëllim mbështetjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve jo-shumicë në Republikën e Kosovës.

Me vendimin e miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë është ndryshuar dhe plotësuar vendimi i Qeverisë Nr. 03/34 i datës 07.10.2020 , sipas të cilit znj. Elizabeth Katherine Goëing është nominuar përfaqësuese e Qeverisë së Republikës së Kosovës në Këshillin Konsultativ për Komunitete, i cili funksionon nën mbikëqyrjen e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Qeveria ka miratuar pesë vendime që kanë të bëjnë me shpronësimin e pronave për interes publik:

– Vendimin përfundimtar për shpronësimin për interes publik të pronave dhe zotëruesve të interesit që preken nga ndërtimi i “Poligonit Kryesor të Trajnimeve për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës” në Babaj të Bokës, Shishman i Bokës, Popoc, Ponoshec, Çerret dhe Devë të Komunës së Gjakovës;

– Vendimi përfundimtar të shpronësimit për interes publik të pronave ish shoqërore dhe të cilat preken nga ndërtimi Objektit të Gjykatës Themelore në Pejë, ndërtimi i objektit të ri të Gjykatës Themelore në Prizren; dhe renovimi i ish objektit të “Jugobanka” në Mitrovicë për nevoja të Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

– Anulimi i vendimit përfundimtar të shpronësimit për interes publik Nr.08/47 të datës 02.09.2015 dhe vendimit 02/73 të datës 05.02.2016, që kanë të bëjnë me shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme të pronave të Ndërmarrjeve Shoqërore “Auto Moto Kosova” dhe “INA Zagreb”. Ky vendim do t’i hap rrugë evitimit të gabimeve dhe inicimit të ri për shpronësimin e këtyre pronave për nevoja të ndërtimit të objekteve qeveritare.

– Vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të cilat janë të nevojshme për ndërtimin e “Rrugës Shtetërore” në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Elezit, pikë kalimi kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

– Vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të shpronësimeve për interes publik të pronave të paluajtshme dhe zotëruesve të interesit të cilat gjenden brenda lokacionit të “Aeroportit të Gjakovës” dhe të cilat janë të nevojshme për realizimin e projekteve infrastrukturore të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në përputhje me Ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2022 dhe të analizës së planifikimeve të prokurimit nga agjencitë buxhetore, është miratuar vendimi për ndryshime dhe plotësime të listës së artikujve për përdorim të përbashkët dhe që janë objekt i procedurës qendrore të prokurimit.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë