Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

24/05/2023 - 15:43
në Kryesore, Lajme
A A
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Kosovës të mërkurën e 24 majit ka zhvilluar mbledhjen e 143-të me radhë.

Zyra e Kryeministrit ka publikuar vendimet të cilat janë marrë në këtë mbledhje.

Në këtë mbledhje ekzekutivi ka miratuar themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 12 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Kosovës dhe shënimin e 10  Qershorit, përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit dhe Strategjinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës.

Po ashtu u mor vendimi për formimin e Këshillit Ndërministror për Kontroll të Duhanit me qëllim të mbrojtjes së shëndetit, parandalimit, vetëdijesimit dhe edukimit të shoqërisë dhe Kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për mbylljen e Emergjencës së Shëndetit Publik.

Ndër të tjera u mor vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 12/26, të datës 23 prill 2020, sipas së cilit Shukrije Statovcit, eksperte mjekësore nga Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Valbona Çitakut, përfaqësuese e shoqërisë civile, i vazhdohet mandati edhe për një mandat tjetër si anëtare të Komisionit për Kompensimit e Viktimave të Krimit.

“Ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masës 4.4 – Mbështetja e Sigurisë së Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Me këtë vendim janë ndarë njëzet e pesë milionë e tetëqind mijë euro (25.800 000). Ndarjen e mjeteve buxhetore prej 32,300 € (tridhjetë e dy mijë e treqind euro) euro për rastet e ankesave dhe gabimeve për punëtorët e ndërmarrjeve publike për masën 3.6, e cila ishte ekzekutuar në vitin e kaluar në kuadër të Pakos për Ringjalljen Ekonomike. Vendimin Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, të cilat preken nga realizimi i Projektit: Ndërtimi i Ndërtesës Administrative për nevoja të Administratës Tatimore dhe Doganës së Kosovës. Vendimin Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit: Zgjerimi i Kompleksit Sportiv “Qendra Nacionale e Xhudos” në Pejë”, thuhet në njoftim.

Tutje si vendim u mor edhe për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog,  Besnik Bislimi, për nënshkrimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e BE-së, ‘Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat’.

U miratua Nisma për lidhjen e Marrëveshjes financiare trepalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III për vitet 2021-2027, Nisma për lidhjen e Marrëveshjes financiare trepalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III për vitet 2021-2027.

Po ashtu u miratua edhe Nisma për lidhjen e Marrëveshjes financiare trepalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës, Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III për vitet 2021-2027 dhe ajo për negocimin e Marrëveshjes për Bashkëpunimin Kulturor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Bangladeshit.

“Plotësimin e Programit Legjislativ për vitin 2023, sipas të cilit shtohen edhe tri projektligje për këtë vit; Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023m dhe Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti me propozim për amendamentin e ligjit për ndarjet buxhetore. Ndarjen e mjeteve në shumë prej 17 mijë e 350 euro për mbështetjen e Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, konkretisht për realizimin e vizitës së një delegacioni të këtij këshilli në Parlamentin Evropian. Plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë Nr.21/140 të datës 26.04.2023 me qëllim të zbatimit të pakos ndihmëse për komunitetet jo shumicë, në vlerë prej 3 milion euro, të cilën e patëm miratuar para një muaji”, thuhet tutje në komunikatën e ZKM-së.

Gjithashtu në këtë mbledhje u mor vendim për riprocedimin për në Kuvend të Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar për programin për “Financat Publike të Kosovës dhe Rritja Ekonomike”.

Në këtë mbledhje, Kabineti Qeveritar është informuar gjithashtu edhe me Raportin e Ligjshmërisë së Akteve të Kuvendeve të Komunave për periudhën janar – dhjetor 2022 .

Sipas legjislacionit, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është autoriteti mbikëqyrës i akteve të komunave.

Në bazë të raportit të prezantuar nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal janë vlerësuar të ligjshme 1038 akte, ndërsa në rishqyrtim nga komunat janë adresuar 68 akte të ndryshme të komunave.

Nga ky numër, 61 akte janë rishqyrtuar dhe harmonizuar sipas kërkesës nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, 2 akte edhe pse janë rishqyrtuar nuk janë harmonizuar në përputhje me kërkesat e MAPL-së, ndërsa 5 akte tjera nuk janë rishqyrtuar fare nga komunat, 4 nga komuna e Prishtinës dhe 1 nga komuna e Mamushës.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë