
Pavarësisht se Vuçiq tha që janë nga Kosova, të gjithë terroristët e arrestuar në Banjskë janë shtetas të Serbisë
Të arrestuarit në Banjskë të Zveçanit, që dyshohet se ishin në kontakt me sulmuesit e Policisë së Kosovës, kanë shtetësi të Serbisë, konfirmon prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Naim Abazi.
“Shtetas të tjerë nuk kemi”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Ai shton se disa nga të arrestuarit, përveç nënshtetësisë serbe, kanë edhe dokumente të Kosovës, por nuk specifikon se sa prej tyre kanë të tilla.
Sipas tij, të gjithë ata janë ende në proces të intervistimit.











