Një person është lënduar si pasojë e një përleshje fizike që ka ndodhur aty dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për Gazeta Blic, i cili ka ndodhur në rrugën ”Bajram Bahtiri” në kryeqytet.
Policia ka njoftuar se një person është arrestuar dhe hetuesit policorë po merren me zbardhjen e rastit.
“Sot rreth orës 12:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri të ndodhur në rrugën ” Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast gjatë përleshjes fizike është lënduar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar (i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.











