Dita e shtunë u karakterizua gjatë pasdites me stuhi të forta në vend që erdhi si rezultat i sistemit të fuqishëm frontal nga jugperëndimi, duke sjell rrebeshe të vrullshme shiu, breshër e shkarkesa rrufesh, e po ashtu edhe erëra jashtëzakonisht të fuqishme, që shkaktuan edhe dëme materiale
Nga ky sistem i fuqishëm frontal, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, gjegjësisht “Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror – ASHNA”, regjistroi shpejtësinë më të lartë të matur ndonjëherë që nga pas lufta, duke kapur vlerën deri në 113.3 km/h apo 61.2 kt (knot – njësi e shpejtësisë që zakonisht përdoret në aeroporte apo nga agjencitë e shërbimeve të nevigacionit ajror).
Njoftimi i plotë:
ERËRA ME SHPEJTËSI REKORDE REGJISTROHEN NË ASHNADitën e shtunë, me datë 01.07.2023, në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror është shënuar shpejtësia e erës më e larta e matur ndonjëherë që nga përfundimi i luftës në Kosovë.Shpejtësia e erës prej 61.2KT, gjegjësishtë 113.3 km/h është regjistruar në ora 14:59 sipas orës lokale. Në shënimet e të dhënave klimatologjike dhe statistikave meteorologjike nga Departamenti Meteorologjik – ASHNA, vërehet se shpejtësia maksimale e erës e matur në ASHNA në të kaluarën ka qenë 44kt apo 81.5 km/h.Stuhia e shoqëruar me erëra të fuqishme, shi e breshër ka shkaktuar dëme të konsideruara materiale gjithandej vendit tonë.













