
Këtë të hënë qytetarët e Bujanocit po protestojnë për diskriminimin ashtu edhe siç është paralajmëruar, shkruan Gazeta Demos.
Me pankarta me shkrime nga më të ndryshmet si ”Të shtypur po, të nënshtruar jo”, ‘‘Stop pasivizmit selektiv”, ”Duam libra shqip”, ”Kthema adresën”, etj., protestuesin po qëndrojnë në sheshin e Bujanocit.
Se kjo protestë do të mbahet, njoftoi edhe kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani e cila tha se shqiptarëve po vazhdojnë t’iu mohohen të drejtat elementare të njeriut.











