Kompania “BENI DONA” që deri dje ka pasur kontratë për furnizim me ushqim për Forcën e Sigurisë së Kosovës, i ka dërguar një letër Ministrisë së Mbrojtjes, përmes së cilës është zotuar që të mbështes stafin e FSK’së për përgatitjen e ushqimit, pavarësisht skadimit të kontratës e deri në gjetjen e një zgjidhje.
Nga kjo kompani kanë ofruar të gjtha pajisjet që kanë në kazerma dhe ofrimin e shërbimeve të përgatitjes dhe shpërndarjes së ushqimit për ushtarët deri të gjendet një zgjidhje, raporton Express.
“Duke marrë për bazë situatën e krijuar ku nuk ka asnjë udhëzim se si të procedohet më tej pas datës 30 shtator 2024, duke marrë për bazë se personeli ushtarak i Kosovës duhet të ketë ushqim të përgatitur dhe ti shërbehet në kohë sipas standardeve ushtarake, duke marrë për bazë që ushtria është elementi më i rëndësishëm i vendit., dhe në cilësinë e udhëheqësit të kompanisë që ka operuar deri më sot.
Zotohem që jam i gatshëm të vazhdojë të mëbshtesë me gjithë stafin professional që kam në dispozicion dhe të gjitha pajisjet që kam aktualisht në kazerma dhe të ofrojë shërbimet e përgatitjes dhe shpërndarjes së ushqimit për ushtarët e Kosovës deri në një kohë kur ju jeni të gatshëm të vazhdoni të kryeni këto shërbime me stafin, pajisjet dhe artikujt ushqimor të organizuara nga ju. Ky zotim ka vetëm një qëllim të vetëm, që shërbimet e përgatitjes dhe shpërndarjes së ushqimit të vazhdojnë edhe në këto rrethana jo të lehta për vendin tonë”, thuhet në dokument.












