Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Telefon i kriptuar nga NATO, skuadër elitare sigurie”, Blendi Fevziu jep detaje për mbrojtjen e Zelensky

08/03/2022 - 12:02
në Kryesore, Lajme
A A
“Telefon i kriptuar nga NATO, skuadër elitare sigurie”, Blendi Fevziu jep detaje për mbrojtjen e Zelensky
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Padyshim emrat më të lakuar aktualisht në të gjithë botën janë ai i Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky. Ndërsa i pari përflitet për të gjitha arsyet e gabuara, i dyti është kthyer në një simbol të qëndresës për popullin ukrainas, Europën dhe botën.

I kthyer tashmë nga vizita e tij në Ukrainë, për “Rudina” në Tv Klan, Blendi Fevziu komenton figurën e presidentit ukrainas. Siç dihet, ai nuk është një njeri me karrierë të mëparshme politike, por mundi të fitonte besimin e ukrainasve gjatë zgjedhjeve. Sot, ai ka fituar zemrat me rezistencën dhe vendosmërinë për të mbrojtur vendin e tij. Megjithatë, akoma më interesante është edhe mbrojtja që po i bëhet atij vetë.

“Mënyra si ai po reagon në Ukrainë është impresionuese, frymëzuese jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë Europën. Është frymëzuese për NATO-n, sot personaliteti më i rëndësishëm që ka edhe pse Ukraina nuk është pjesë e NATO-s, është pikërisht Zelensky, i cili është rreshti i parë, ka refuzuar të largohet.
Ka refuzuar që të negociojë pa kushte siç kërkon Putini. Qëndron brenda territorit të Ukrainës, madje brenda Kievit deri më tani. Me ç’po lexoja, mundohet të ndërrojë vendqëndrim gjithë kohën nga frika se shërbimet elitë mund ta ekzekutojnë sepse është shënjestra kryesore. Madje, po lexoja raportin e një analisti të FSB-së, shërbimit sekret rus i cili thoshte që “dështimi më i madh yni ishte që tre ditët e para nuk eliminuam Zelensky dhe zëvendësin e tij”. Ka komente të jashtëzakonshme për ekipin e sigurisë së Zelensky i cili mesa duket është perfekt, i trajnuar në mënyrë të shkëlqyer. Ai ka një telefon të kriptuar nga NATO, jeton krejtësisht i izoluar. Zelensky po kthehet në një shembull frymëzimi për çdo ukrainas. Nëse Zelensky do ishte larguar jashtë Ukrainës, rezistenca nuk do ishte kjo. Nëse Zelensky do kishte vendosur të negocionte me rusët, nuk do ishte kjo rezistencë. Zelensky ka vendosur të jetë i sakrifikuari i parë i Ukrainës për t’i dhënë frymëzimin për të rezistuar. Ukraina ka zbuluar një personazh simbol, por edhe gjithë Perëndimi i cili ka gjetur një njeri që di të sakrifikojë për lirinë” tha ai.

Gazetari përmbyll se lufta në Ukrainë nuk po bëhet për një territor apo pesë qytete, është një përplasje konceptesh. Teksa Ukraina ka përqafuar demokracinë dhe dëshiron të jetë pjesë e Perëndimit, Rusia refuzon këtë ideologji duke tentuar ta kapë sërish në kthetrat e lindjes dhe ideologjisë totalitare. /tvklan.al

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë