Nënkryetarja e Kuvendit, Saradnda Bogujevci ka kërkuar që sigurimi ta largojë nga salla e Kuvendit deputetin e LVV-së, Sali Zyba dhe deputetin e PDK-së, Ferat Shala, raporton Gazeta Express.
Thirrja erdhi pasi situata u tensionua paksa ndërsa PDK-ja kërkonte ta vazhdonte diskutimin me mazhorancën dhe Bogujevci tha se rregullorja s’lejonte që diskutimi të vazhdonte në atë mënyrë.
“Mimoza kundër-replikë. Jo, më falni, nuk mundem secilën herë në bazë të kërkesave të juaja, me dalë jashtë rregullores. Ishte replikë dhe kundër-replikë. Nuk mund t’ia japë fjalën dikujt në kundër-replikë të dikujt tjetër”, tha Bogujevci dhe shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila e mori fjalën.
Pasi doli në foltore, deputeti i PDK-së e kapi mikrofonin, ndërsa për të ndërhyrë shkoi deputeti i LVV-së.