Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tensionet në veri, Sejdiu: Kurti ndërtoi rrethanë të re që t’i ikë Asociacionit pa marrëveshje finale!

03/06/2023 - 19:03
në Kryesore, Lajme
A A
Tensionet në veri, Sejdiu: Kurti ndërtoi rrethanë të re që t’i ikë Asociacionit pa marrëveshje finale!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LVV-ja, Dardan Sejdiu, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me situatën e krijuar së fundit në veri të vendit.

Sejdiu tha se kryeministri Kurti me anë të situatave të konfliktit mundohet të krijojë rrethanë të re, rrethanë kjo që mund sjellë sipas tij një pozicion më të favorshëm në negociata.

“Zoti Kurti është kryeministër i cili me anë të situatave të konfliktit pretendon dhe mundohet me kriju situatë të re, rrethanë të re, rrethanë kjo e cila mund të sjellë një pozicion tjetër në mendjen e tij, më të favorshëm për Kosovën në negociata. Gjithashtu është mjeshtër i krijimit të iluzionit që mund të ketë marrëveshje në kaudër të kornizave të dialogut që e ka vendos zoti Thaçi me zonjën Edita Tahiri”, tha Sejdiu.

Ai tha se Kurti ka punuar në dy rrafshe deri tani, zbrapsja tregon se taktikat e tij nuk ka qenë e suksesshme.

Ish-deputeti Sejdiu tha se Kurti ndërtoi rrethanë të re që t’i ikë Asociacionit pa marrëveshje finale.

“Në dy rrafshe ka punu deri më tani dhe që të dyja si duket nuk ka patur mundësi që të bëjë një kapërcim cilësor dhe zbrapsja e tij e fundit tregon që taktika e tij ka qenë e pasukseshme.

Në njërën anë duke u munduar që me anë të situatave të reja të konfliktit, situata që krijojnë tensione, krijoi një rrethanë të re, rrethanë me të cilën do të mund t’i ikte diskutimit të marrëveshjeve të kaluara të ndërtuara nga zoti Thaçi dhe zonja Tahiri përballë Serbisë. Në këtë rrafsh ndërtoi rrethanë të re që ti ikë Asociacionit pa marrëveshje finale. Gjithë orvatja ka qenë që me anë të rrethanave të reja të ketë marrëveshje finale, në të cilën edhe nëse ka Zajednicë brenda nuk është jashtëzakonisht shqetësuese meqë ka pranim faktik të Serbisë që Kosova është Republikë. Si duket kjo taktikë nuk i funksionoi, dhe përtej veprimeve deklarative jashtëzakonisht të forta, si duket të tjerat kanë qenë taktizime, taktizime jashtëzakonisht afatshkurta pa ndonjë dobi të qartë për Republikën” tha Sejdiu për “Gazeta Blic”

Pas tensioneve të ditëve të fundit në veri të vendit, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se zgjedhjet e reja në katër komunat në veri duhet të shpallën sa më shpejt të jetë e mundur.

“Presim që Kosova të veprojë të pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Kryetarët e komunave duhet t’i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të ndryshme nga ndërtesat komunale. Dështimi për të de-përshkallëzuar tensionet do të çojë në pasoja negative.”, tha Borrell.

E si duket kjo kërkesë e BE-së dhe ndërkombëtarëve është pranuar edhe nga kryeministri i vendit, Albin Kurti po ashtu edhe nga presidentja Osmani

”Pas zgjedhjeve të reja mund të ketë kryetar të rinj, nuk mund të ketë kryetar të rinj pa zgjedhje të reja”, ka thënë Kurti

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë